Pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në qytetin e Zubin Potokut ku u sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, Gjashtë (6) raketahedhës dore (Zolla), prej të cilave tri (3) të përdorura Tri (3) granata dore Dy (2) armë automatike AK-47 Një (1) Revole Municion të kalibrave të ndryshëm Pjesë të armëve Fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse Helmeta ushtarake Maska Thika Të holla (Euro dhe Dinar) Pajisje elektronike etj, edhe sot është zhvilluar një aksion i bastisjeve në këtë qytet.
Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Veriu.info ka konfirmuar bastisjet e sotme, duke treguar se janë gjetur tri armë gjuetie.
“Sot kemi vazhduar me ‘krehjen’ e terrenit në afërsi të kanalit të ‘Ibër Lepencit’ ku ka ndodhur shpërthimi, me ç’rast kemi konfiskuar tri armë gjuetie”.
Zv. Drejtori Elshani thotë se nuk ka të arrestuar për armët e gjetura./Veriu.info