Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Fushë Kosovë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, personi i identifikuar është Kushtrim Beqiraj, i cili kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit, me qëllim të lehtësimit të identifikimit të tij.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të çojë në zbulimin e vendodhjes së tij, të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].
Policia garanton se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë











