Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia kryen kontrolle në pesë lokacione në Veri

10/09/2025 - 18:28
në Lajme
A A
Të shtëna me armë në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kryer kontrolle në pesë lokacione në rajonin e Mitrovicës së Veriut për dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Në një shtëpi në Soqanicë policia ka hasur dy armë që ishin në proces të legalizimit.

“Rasti I: Në një shtëpi banimi në Soqanicë, Komuna Leposaviq Policia ka hasur në dy armë të cilat ishin në proces të legalizimit. Pronari i tyre kishte pasur leje për posedim të armëve nga UNMIK-u ndërsa tani kishte aplikuar për vazhdim të lejeve tek institucionet kompetente.”

Në rastin e dytë, një person në Leposaviq ka thënë se e ka pasur një armë gjuetie me leje të UNMIK’ut, të cilën e ka shitur në vitin 2006.

“Rasti II: Në një shtëpi banimi në Ibarska Sllatin, Komuna Leposaviq është kontrolluar shtëpia dhe nga pronari Policia është informuar se ai e ka pasur një armë gjuetie me leje të UNMIK-ut të cilën e kishte shitur në vitin 2006, duke i respektuar procedurat ligjore mbi shitjen.”

Në rastin e tretë, një person ka thënë se dy armët që i kishte me leje të UNMIK’ut i ka dërguar në Serbi. Në shtëpinë e tij është sekuestruar një sasi e vogël e municionit.

“Rasti III: Në një shtëpi banimi në lagjen Korile Komuna Zveqan, është kontrolluar një shtëpi dhe nga pronari Policia është informuar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi. Në shtëpi është gjetur një sasi e vogël e municionit  të cilat janë sekuestruar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”

Në rastin e katërt, në një shtëpi nuk është hasur pronari, por ai ka thënë se do ta dorëzojë nesër armën me leje të UNMIK’ut të skaduar.

“Rasti IV: Në një shtëpi banimi në fshatin Okllaqe Zubin Potok është kontrolluar shtëpia ku nuk është hasur në diçka të dyshimtë, është kontaktuar pronari nëpërmes telefonit  i cili ka  thënë se armën të cilën e kishte me leje te UNMIK-ut të skaduar, do ta sjell nesër stacionin Policor.”

Në një shtëpi në Uglar është gjetur një armë gjuetie me leje të skaduar të UNMIK’ut.

“Rasti V: Në një shtëpi banimi në fshatin Uglar Zubin Potiok është kontrolluar  shtëpia ku është gjetur një armë gjuetie me leje të skaduar të UNMIK-ut e cila është sekuestruar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”

Policia thotë se s’ka persona të arrestuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri do të vazhdojë me aksione të tilla, andaj  apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin. Çdo armë e cila mbahet pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, prandaj qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për vazhdimin e lejeve të armëve.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
Kryesore

Haxhiu: LVV bojkotoi debatet televizive për shkak të shpifjeve ndaj Kurtit dhe Qeverisë

10/09/2025 - 21:08
“Agim Aliu e din se çka është me hupë prej LDK-së”, Visar Azemi: Le të shkon te qytetari që s`ka ujë të pijshëm
Lajme

“Agim Aliu e din se çka është me hupë prej LDK-së”, Visar Azemi: Le të shkon te qytetari që s`ka ujë të pijshëm

10/09/2025 - 20:46
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

10/09/2025 - 20:15
Miftaraj: Vendimi i Gjykatës Supreme është i qartë – deputetët që janë edhe ministër nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht dy funksione
Lajme

Miftaraj: Një presidente që shfrytëzon të gjitha privilegjet shtetërore, nuk mund të mbrohet duke sulmuar median

10/09/2025 - 19:57
Avokati i Muzliukajt: Ajo që ndodhi sot për drejtësinë, tri shkallë të gjykatave kanë konstatuar se mungon dyshimi i bazuar për klientin tim
Lajme

Avokati i Muzliukajt: Ajo që ndodhi sot për drejtësinë, tri shkallë të gjykatave kanë konstatuar se mungon dyshimi i bazuar për klientin tim

10/09/2025 - 19:38
Presidentja paguan për shkollimin fillor të fëmijve rreth 15 mijë euro në vit
Kryesore

Presidentja paguan për shkollimin fillor të fëmijve rreth 15 mijë euro në vit

10/09/2025 - 19:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Refuzon të largohet Kryeshefi i “Ibër-Lepencit” s’do të japë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Apple prezanton modelin e ri iPhone 17 Pro – ky është çmim fillestar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë