Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë mëngjesin e sotëm.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se aksioni po zhvillohet në disa rajone, por duke mos dhënë më shumë detaje. Aksioni është duke u zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës dhe në Mitrovicë të Jugut.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu”, ka njoftuar Policia, që ka shtuar se pas përfundimit të operacionit do të bëhen publike informacionet shtesë.
Siç po raportohet në media, aksioni ka të bëjë me mbylljen e strukturave paralele në dhjetëra lokacione.