Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një të dyshuar për përfshirje në veprat penale që lidhen me narkotikë.
Bëhet fjalë për Blerina Malokun, e lindur më 21 shkurt 2004, shtetase kosovare, me vendbanim në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, e dyshuara shpallet në KËRKIM nga Policia e Kosovës, referuar autorizimit të prokurorisë drejtuar Policisë së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë që të publikojë fotografitë e të pandehurës nën dyshimin e bazuar se e njëjta, duke vepruar si bashkëkryerës ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Personi që kërkohet është:BLERINA MALOKU e lindur më 21.02.2004, shqiptare/kosovare me vendbanim në fshatin Samadrexhë-Vushtrri”, thuhet në njoftimin e policisë.












