Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Politika e Fishtës

24/10/2022 - 13:05
në Opinione
A A
Blerim Latifi: Nëse nuk ish derdh gjaku i UÇK-së, sa për Rugovën kishim përfunduar në autonomi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Padyshim Fishta është një intelektual dhe shkrimtar shumë i rëndësishëm në historinë e kulturës shqiptare, rreth të cilit është debatuar e polemizuar vazhdimisht gjatë shekullit të kaluar. Kryesisht këto polemika janë zhvilluar brenda kordinatave ideologjike të së majtës e së djathtës. Komunistët e kanë kritikuar, sharë e mohuar Fishtën dhe veprën e tij. Në rrafshin letrar e kanë akuzar si poet i idealizimit të vlerave arkaike të popullit shqiptar, e në rrafshin politik e kanë akuzar si bashkëpunëtor të fashizmit.

Nga Blerim Latifi

Në anën tjetër nacionalistët e kanë bërë të kundërtën: për ta Fishta është një poet nga më të mëdhenjtë e kombit shqiptar dhe intelektual që i shërbeu me besnikëri kombit të tij, deri në frymën e fundit.

Sot ne kemi nevojë ta shohim Fishtën përtej këtyre dy pozicioneve, atij të mohimit dhe atij të glorifikimit.

Si të gjithë intelektualët dhe shkrimtarët e tjerë, Fishta nuk mund të dilte jashtë kohës së tij, sepse, siç thotë Hegeli, si individët, ashtu edhe filozofitë, janë fëmijë të kohës së tyre. Njerëzit nuk mund të dalin jashtë kohës së tyre, njësoj siç nuk mund të dalin nga lëkura e tyre. Vepra e Fishtës, në thelbin e saj, është përpjekje për të dhënë përgjigjje në pyetjet dhe dilemat e kohës në të cilën ai jetoi. Ai ishte një klerik nacionalist që donte t’i shihte shqiptarët pjesë të Evropës, si një komb i lirë dhe i emancipuar.

Në këtë kontekst, ai shqetësohej dhe shkruante kundër të gjithë atyre që mendonte se ishin kundër këtij qëllimi. Këtu e ka burimin fryma antisllave në veprat e tij, sidomos tek Lahuta e Malsisë. Si një nacionalist i kultivuar, Fishta e kuptonte se lufta për territore në Ballkan, nuk bëhej vetëm në rrafshin politik dhe ushtarak, por edhe në atë kulturor e letrar. Të gjithë popujt e Ballkanit kishin krijuar eposet e tyre nacionaliste, për t’i legjitimuar kulturalisht ambiciet e tyre territoriale.

Fishta e shkroi Lahutën e Malsisë, si kundërpërgjigjje ndaj këtyre eposeve. Në këtë mënyrë ai u bë një intelektual që i shërbente kombit të vet në luftën kulturore me kombet tjera. Si një nacionalist shqiptar, ai ishte antisllav. Si një klerik katolik, ai ishte antikomunist. Këto dy pozicione e bënë atë që të afrohet me fashizmin, i cili, poashtu, ishte antisllav dhe antikomunist.

Ky afrim do ta shtyj atë pastaj drejt pozicionit të një intelektuali me prirje antidemokratike dhe antiliberale. Kështu hyrjen e ushtrisë gjermane në Paris ai e përshëndet si goditje të merituar ndaj demokracive dhe ideve të Revolucionit Francez të vitit 1789, ndërsa tek figura e Musolinit dhe Hitlerit sheh dy gjeni të njerëzimit. Natyrisht, ky vlerësim është dhënë para maskrave të mëdha që kryen nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetë Fishta vdiq para se bota të merrte vesh për Holokaustin, ndërsa indiferenca e tij ndaj çështjes hebreje shpjegohet me faktin se Fishta kishte një botëkuptim katolik, brenda të cilit, gjatë historisë, shumë herë janë shfaqur sentimentet anti-semite.

Shikuar në përgjithësi, kjo lëvizje ideologjike e Fishtës mund të kuptohet nisur nga fakti se nacionalizmi shqiptar ishte sponsorizuar për një kohë të gjatë nga Austro-Hungaria dhe vetë albanologjia, pjesë e të cilës ishte Fishta, ishte një produkt i investimit gjerman. Pa Austro-Hungarinë dhe Gjermaninë, Shqipëria në vitin 1913 vështirë se do të njihej si shtet i pavarur. Fishta ishte i bindur se mbështetjën, të cilën dikur shqiptarët e morrën nga Gjermania, Austro-Hungaria, dhe në një masë edhe nga Italia, do ta merrnin përsëri në kushtet e një rendi evropian të dominuar nga këto shtete. Të njëjtën pikëpamje e kishin edhe nacionalistët e tjerë shqiptarë dhe këtu qëndron shkaku madhor pse nacionalizmi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk arriti të shndërrohej në një forcë antifashiste, gjë të cilën e bënë komunistët me ndihmën e Partisë Komuniste Jugosllave dhe Kominternit ( Internacionalja Komuniste e drejtuar nga Stalini). Të vetmit intelektualë nacionalistë shqiptarë që mbetën në anën e demokracive perëndimore, në atë kohë, ishin Noli e Konica dhe kjo, si duket, lidhet me faktin se ata jetonin në SHBA.

Fishta dhe nacionalistët e tjerë shqiptarë nuk u afruan me fashizmin për arsye se besonin realisht në doktrinat e tij, por për arsye se besonin se kombi shqiptar do të jetonte më mirë në një rend botëror të udhëhequr prej tij. Ky ishte një vlerësim gjithsesi i gabuar dhe me pasoja të mëdha për shqiptarët, sepse, siç u tha më lart, këtë e shfrytëzuan komunistët, të cilët e morën pushtetin dhe e vazhduan edhe për një gjysmë shekulli tjetër dramën e shkëputjes së shqiptarëve nga Perëndimi, dramë me pasojat e të cilës vazhdojmë të jetojmë edhe sot e kësaj dite.

JU REKOMANDOJMË

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
12/03/2026 - 13:31

Shkruan Enver Hasani Për këtë arsye, “shpërndarja” më 5 mars i shërbeu interesave të Kurtit, duke i ofruar argumente për të avancuar rrënimin e rendit kushtetues përmes rrugëve...

Më shumëDetails

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
07/03/2026 - 13:30

Shkruan: Ditmir Bushati Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit të sapokrijuar, pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën...

Më shumëDetails

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
06/03/2026 - 18:42

Shkruan: Mero Baze Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj,...

Më shumëDetails

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
04/03/2026 - 23:06

Prej më shumë se një viti, Kosova hyn rregullisht në zgjedhje pasi Albin Kurtit i duket fitorja e pamjaftueshme për të qenë udhëheqësi i vetëm i popullit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë