Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Politikë me veteranët

19/06/2022 - 15:30
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partitë politike vazhdojnë përpjekjet për të përfituar në kurriz të veteranëve të luftës. Ata që nuk u kujtuan për ta vite me radhë tash shesin moral, e këta që duhet të gjejnë zgjidhje shesin demagogji. Veteranët e vërtetë janë ata që vuajnë pasojat.

Partitë opozitare PDK e AAK po tregohen fort të zellshme këto ditë në refuzimin e mospërfshirjes së veteranëve të luftës në ligjin e ri për pagën minimale. Deputetë të këtyre dy partive bllokuan punën e Kuvendit të enjten, duke kërkuar që qeveria t’i përfshijë sërish veteranët në ligj. Në anën tjetër, Qeveria duket ta ketë ndarë mendjen që ata të mos jenë pjesë e ligjit, por të trajtohen vetëm në kuadër të skemës pensionale. Miratimi i projektligjit shkaktoi protesta të veteranëve, të cilët po kërkojnë respekt dhe dinjitet. Në gjithë këtë muhabet po “shitet” shumë moralizim, demagogji e hipokrizi.

Veteranët e UÇK’së janë trajtuar për herë të parë me ligj në vitin 2016, pra 17 vjet pas luftës. Partitë që tash po ua qajnë hallin atyre janë të njëjtat që bënë një ligj për ta, por një ligj me plot mangësi. Janë të njëjtat që sollën ligjin si rezultat i pazareve politike, partiake, e jo ligj që do t’i trajtonte veteranët me dinjitet.

E procesi i verifikimit të aplikimeve për të fituar statusin e veteranit është tregim në vete. Në lista u futën plot që s’kishin lidhje me luftën, plot që gjetën rrugë për të marrë certifikatë veterani e për të përfituar financiarisht.

Ligji, që mëtonte të rregullojë statusin e veteranëve, i privoi ata nga e drejta për të punuar, duke shkaktuar kështu probleme të mëdha për ta dhe për shtetin. Pra, një veteran sot ose duhet të marrë pensionin prej 170 eurosh, ose duhet të punojë në mënyrë ligjore. Por, një numër i madh sish edhe e marrin pensionin, edhe punojnë në të zezën, duke dëmtuar kështu veten dhe shtetin. E në këtë grup bëjnë pjesë shumë e shumë persona që zyrtarisht janë veteranë, por që nuk kanë qenë pjesë e luftës.

* * *

Një ligj i keq prodhon pasoja të dëmshme dhe një gjë e tillë po shihet këto ditë, nga reagimet e veteranëve. Ideja e lidhjes së shumës së pensionit me pagën minimale po të del të mos ketë qenë e duhur. Paga është pagë dhe pensioni është pension. Andaj, institucionet është dashur që të mos e bëjnë një ndërlidhje të tillë, por për veteranët të sigurojnë të ardhura të dinjitetshme, të mjaftueshme për jetesë. Ose, të mos ua ndalojnë atyre me ligj që të sigurojnë edhe të ardhura të tjera, nëse duan ta marrin edhe pensionin e veteranit.

Problemi i listave të fryra nuk është lehtë i zgjidhshëm, është proces i ndërlikuar dhe i ndjeshëm. Andaj, zgjidhja për veteranët nuk duket të jetë afër, pavarësisht vullnetit të qeverisë për të negociuar dhe gjetur zgjidhje.

Por, çështja e veteranëve nuk është dhe nuk do të duhej të ishte problem vetëm i qeverisë. Veteranët janë dhe do të duhej të ishin çështje e gjithë shoqërisë. Megjithatë, përgjegjësi për veten dhe imazhin e tyre kanë edhe vetë veteranët dhe shoqatat që i përfaqësojnë ata.

Është e papranueshme që në të njëjtën listë të gjenden emrat e veteranëve të vërtetë dhe atyre mashtrues. Veteranët e vërtetë do të duhej të reagonin dhe t’i denonconin të gjithë ata që nuk i kanë parë në frontin e luftës. Por nuk e kanë bërë një gjë të tillë, kanë heshtur, duke u njëjtësuar me mashtruesit. Në këtë mënyrë, një pjesë e shoqërisë ka krijuar përshtypje të njëjtë për të gjithë – si për të vërtetit, ashtu edhe për mashtruesit, duke devalvuar kontributin e veteranëve të vërtetë.

* * *

Qeveria e ka obligim që për veteranët, si kategori e çmuar e shoqërisë, të gjejë zgjidhje sa më të mirë. Më tepër se përfitimi financiar, i rëndësishëm është dinjiteti i tyre. Gjithnjë po flas për veteranët e vërtetë. E hapi i parë duhet të jetë pastrimi i listave. Vetëm atëherë do të nis të vihet në vend dinjiteti i veteranëve të vërtetë.

Pagesa për veteranët do të duhej të ishte një shpërblim për kontributin e tyre në luftë, e jo lëmoshë, jo të konsiderohet lloj page. Dhe kjo çështje duhet të rregullohet njëherë e mirë.

Partitë politike opozitare i kanë planet e veta, qëllimet e veta dhe është legjitime që për kauzat e tyre të shfrytëzojnë edhe aksione si këto të veteranëve. Por, veteranët janë ata që nuk duhet lejuar të instrumentalizohen e të përdoren nga politika sikurse, fatkeqësisht, ka ndodhur në të kaluarën. Të trajtosh me dinjitet veteranët e vërtetë do të thotë të trajtosh me dinjitet të kaluarën e vendit dhe të shoqërisë. Është e papranueshme që të bëhet politike me ta, siç është e papranueshme që ata të mos trajtohen siç e meritojnë.

JU REKOMANDOJMË

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    250 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 63
  • “Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sinani publikon foto nga pushimet, Andrra shfaqet me bikini (Foto)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë