Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pozhari interpreton “çarjen” Kurti-Osmani: Dardha e nxorri bishtin

01/08/2024 - 16:13
në Lajme
A A
Pozhari interpreton “çarjen” Kurti-Osmani: Dardha e nxorri bishtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Xhevdet Pozhari, analist në ATV, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka komentuar marrëdhënies në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Në shkrimin e tij, Pozhari ka bërë një analizë të raporteve tashmë 4-vjeçare të Kurtit e Osmanit.

“Dardha ka bisht! E bishti i dardhës në raportet Kurti – Osmani është ajo që kanë pritur të gjithë – Asociacioni apo Zajednica, siç e quante dikur Vetëvendosja” – ka shkruar ai.

Ndërsa kur komentoi çarjen mes këtyre dy liderëve, Pozhari shkroi se “dardha e nxorri bishtin”.

“Kurti sulmohej në pikën e tij më të fortë – ndryshimi i gjendjes faktike në veri. Nuk vonoi shumë, me një opozitë thuajse të dorëzuar, Amerika e vendosi “thundrën e hekurt”. Asociacioni!

Viti 2024. Dardha e nxorri bishtin. Dallimet “e vogla” filluan të bëheshin gjithmonë e më të dukshme. Aleatët e dikurshëm, pas takimit në kryqëzim, filluan të ecin natyeshëm në rrugë të ndara. Ashtu siç kishin ecur gjatë gjithë udhëtimit politik para se të takoheshin” – ka shkruar ai.

Postimi:

Dardha ka bisht! E bishti i dardhës në raportet Kurti – Osmani është ajo që kanë pritur të gjithë – Asociacioni apo Zajednica, siç e quante dikur Vetëvendosja.
Kurti si opozitar e kishte kauzën më të rëndësishme refuzimin e themelimit të Zajednicës, atë që Vjosa Osmani e kishte përkrahur kur ishte pjesë e LDK-së. Të dy ecën në drejtime të ndryshme, por rrugët e tyre do të kryqëzoheshin. Fillimisht si kundërshtarë për postin e kryeministrit. LDK e kandidoi Vjosa Osmanin për kryeministre pasi që e kuptoi se gaboi kur e vuri në fund të listës në shenjë hakmarrjeje si ndëshkim për mosbindje ndaj kryetarit të partisë asokohe, Isa Mustafa. Ajo u fuqizua me votë. Rrjedhimisht, kundërshtimi i saj ndaj koalicionit LDK – PDK u shpagua. Me një diferencë të vogël e humbi garën kundër Albin Kurtit. Ndodhi koalicioni që deri në atë kohë konsiderohej i pamundur, LDK – VV. Panatyrshmëria e këtij koalicioni do të dilte në pah edhe më shumë në kohë pandemie.

LDK nuk ishte mbushur mend, bëri dy gabime të njëpasnjëshme – e rrëzoi Qeverinë në kohë pandemie dhe më vonë e përjashtoi Vjosa Osmanin nga partia.

Dallimet konceptuale midis Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit tashmë kishin mbetur në hijen e luftës politike “gjenerata e re” kundër “gjeneratës së vjetër”.
“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri por dhe presidente të re”, me këtë fjali u prezantua koalicioni i ardhshëm midis dy kundërshtarëve të deridjeshëm. Askush më nuk e vinte në diskutim fitoren e tyre, askush nuk pyeste më për Zajednicën. E vetmja pyetje ishte nëse ata do ta arrinin synimin – të merrnin krejt pushtetin. Krejt dhe Drejt!
Me 14 shkurt, 2021, votuesit u përgjigjen me “PO”. Isa Mustafa p*rdhi në shishe. E, Hashim Thaçi ra në gropën që ia bëri vetes! E reja triumfoi mbi të vjetrën. Për Kurtin dhe Osmanin kishin votuar edhe ata që ishin kundër Asociacionit, edhe ata që ishin “pro”. Opozita kishte mbetur si pulë pa kry! Kjo gjendje e tyre do të vazhdonte edhe 3 vite gjatë qeverisjes së koalicionit të ri. Kurti sulmohej në pikën e tij më të fortë – ndryshimi i gjendjes faktike në veri. Nuk vonoi shumë, me një opozitë thuajse të dorëzuar, Amerika e vendosi “thundrën e hekurt”. Asociacioni!
Viti 2024. Dardha e nxorri bishtin. Dallimet “e vogla” filluan të bëheshin gjithmonë e më të dukshme. Aleatët e dikurshëm, pas takimit në kryqëzim, filluan të ecin natyeshëm në rrugë të ndara. Ashtu siç kishin ecur gjatë gjithë udhëtimit politik para se të takoheshin.
Është koha kur opozita do të heshtë që ta sheh furtunën midis dy udhëheqësve shtetërorë që ia mundësuan pushtetet e ndara njëri – tjetrit. Do të presin momentin që ta godasin pamëshirshëm atë që do të bie dhe të rreshtohen me fituesin me të cilin do të bashkëqeverisin, së paku deri në betejën e radhës – zgjedhja e Presidentit!

JU REKOMANDOJMË

Kurti ndan pamje nga takimi me Macronin në Pallatin Élysée: Theksova rëndësinë e mbështetjes së Francës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kurti ndan pamje nga takimi me Macronin në Pallatin Élysée: Theksova rëndësinë e mbështetjes së Francës për anëtarësim në Bashkimin Evropian
11/11/2026 - 21:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée. Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, integrimin...

Më shumëDetails

Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!
11/11/2026 - 20:50

Avni Ajeti i njohur për kontributin e tij në luftë si bashkëluftëtar i komandantit Zahir Pajaziti, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa pasiqë ky i fundit...

Më shumëDetails

Kuvendi mblidhet sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
11/11/2026 - 20:19

Sikurse sot edhe nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për një seancë të radhës. Sipas njoftimit për media seanca pritet të mbahet në ora 10:00....

Më shumëDetails

Senatorja amerikane Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Do të vazhdoj të jap kontributin tim në mbështetje të Kosovës, mbetet ende shumë punë për t’u bërë!

Senatorja amerikane Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Do të vazhdoj të jap kontributin tim në mbështetje të Kosovës, mbetet ende shumë punë për t’u bërë!
11/11/2026 - 19:57

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një letër drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Më shumëDetails

‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit
11/11/2026 - 19:26

Një përplasje mes dy deputeteve të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Vjosa Osmani ka nxitur reagime të ashpëra ndaj njëra tjetrës, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Krejt kjo nga deklarata...

Më shumëDetails

Kur BE-ja nuk i pëlqen ministrit: Dimal Basha ia jep disa vrejtje për Raportin e Progresit

Kur BE-ja nuk i pëlqen ministrit: Dimal Basha ia jep disa vrejtje për Raportin e Progresit
11/11/2026 - 19:07

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka pasur disa vërejtje për Raportin e Progresit, të cilin Komisioni Evropian e publikoi para pak ditësh e ku evidentoheshin disa ngecje për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë