Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pozhari interpreton “çarjen” Kurti-Osmani: Dardha e nxorri bishtin

01/08/2024 - 16:13
në Lajme
A A
Pozhari interpreton “çarjen” Kurti-Osmani: Dardha e nxorri bishtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Xhevdet Pozhari, analist në ATV, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka komentuar marrëdhënies në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Në shkrimin e tij, Pozhari ka bërë një analizë të raporteve tashmë 4-vjeçare të Kurtit e Osmanit.

“Dardha ka bisht! E bishti i dardhës në raportet Kurti – Osmani është ajo që kanë pritur të gjithë – Asociacioni apo Zajednica, siç e quante dikur Vetëvendosja” – ka shkruar ai.

Ndërsa kur komentoi çarjen mes këtyre dy liderëve, Pozhari shkroi se “dardha e nxorri bishtin”.

“Kurti sulmohej në pikën e tij më të fortë – ndryshimi i gjendjes faktike në veri. Nuk vonoi shumë, me një opozitë thuajse të dorëzuar, Amerika e vendosi “thundrën e hekurt”. Asociacioni!

Viti 2024. Dardha e nxorri bishtin. Dallimet “e vogla” filluan të bëheshin gjithmonë e më të dukshme. Aleatët e dikurshëm, pas takimit në kryqëzim, filluan të ecin natyeshëm në rrugë të ndara. Ashtu siç kishin ecur gjatë gjithë udhëtimit politik para se të takoheshin” – ka shkruar ai.

Postimi:

Dardha ka bisht! E bishti i dardhës në raportet Kurti – Osmani është ajo që kanë pritur të gjithë – Asociacioni apo Zajednica, siç e quante dikur Vetëvendosja.
Kurti si opozitar e kishte kauzën më të rëndësishme refuzimin e themelimit të Zajednicës, atë që Vjosa Osmani e kishte përkrahur kur ishte pjesë e LDK-së. Të dy ecën në drejtime të ndryshme, por rrugët e tyre do të kryqëzoheshin. Fillimisht si kundërshtarë për postin e kryeministrit. LDK e kandidoi Vjosa Osmanin për kryeministre pasi që e kuptoi se gaboi kur e vuri në fund të listës në shenjë hakmarrjeje si ndëshkim për mosbindje ndaj kryetarit të partisë asokohe, Isa Mustafa. Ajo u fuqizua me votë. Rrjedhimisht, kundërshtimi i saj ndaj koalicionit LDK – PDK u shpagua. Me një diferencë të vogël e humbi garën kundër Albin Kurtit. Ndodhi koalicioni që deri në atë kohë konsiderohej i pamundur, LDK – VV. Panatyrshmëria e këtij koalicioni do të dilte në pah edhe më shumë në kohë pandemie.

LDK nuk ishte mbushur mend, bëri dy gabime të njëpasnjëshme – e rrëzoi Qeverinë në kohë pandemie dhe më vonë e përjashtoi Vjosa Osmanin nga partia.

Dallimet konceptuale midis Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit tashmë kishin mbetur në hijen e luftës politike “gjenerata e re” kundër “gjeneratës së vjetër”.
“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri por dhe presidente të re”, me këtë fjali u prezantua koalicioni i ardhshëm midis dy kundërshtarëve të deridjeshëm. Askush më nuk e vinte në diskutim fitoren e tyre, askush nuk pyeste më për Zajednicën. E vetmja pyetje ishte nëse ata do ta arrinin synimin – të merrnin krejt pushtetin. Krejt dhe Drejt!
Me 14 shkurt, 2021, votuesit u përgjigjen me “PO”. Isa Mustafa p*rdhi në shishe. E, Hashim Thaçi ra në gropën që ia bëri vetes! E reja triumfoi mbi të vjetrën. Për Kurtin dhe Osmanin kishin votuar edhe ata që ishin kundër Asociacionit, edhe ata që ishin “pro”. Opozita kishte mbetur si pulë pa kry! Kjo gjendje e tyre do të vazhdonte edhe 3 vite gjatë qeverisjes së koalicionit të ri. Kurti sulmohej në pikën e tij më të fortë – ndryshimi i gjendjes faktike në veri. Nuk vonoi shumë, me një opozitë thuajse të dorëzuar, Amerika e vendosi “thundrën e hekurt”. Asociacioni!
Viti 2024. Dardha e nxorri bishtin. Dallimet “e vogla” filluan të bëheshin gjithmonë e më të dukshme. Aleatët e dikurshëm, pas takimit në kryqëzim, filluan të ecin natyeshëm në rrugë të ndara. Ashtu siç kishin ecur gjatë gjithë udhëtimit politik para se të takoheshin.
Është koha kur opozita do të heshtë që ta sheh furtunën midis dy udhëheqësve shtetërorë që ia mundësuan pushtetet e ndara njëri – tjetrit. Do të presin momentin që ta godasin pamëshirshëm atë që do të bie dhe të rreshtohen me fituesin me të cilin do të bashkëqeverisin, së paku deri në betejën e radhës – zgjedhja e Presidentit!

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë