Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prejt kujt po tuten deputetët e Guxo? Asnjë nuk i doli në përkrahje Vjosa Osmanit

07/03/2026 - 19:22
në Lajme
A A
Prejt kujt po tuten deputetët e Guxo? Asnjë nuk i doli në përkrahje Vjosa Osmanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anise bëjnë pjesë në partinë e themeluar nga ajo, asnjë nga deputetët dhe zyrtarët e lartë të “Guxo” nuk ka guxuar t’i dalë publikisht në përkrahje presidentes Vjosa Osmani, pas përplasjeve që po vazhdojnë tash e disa ditë me kryeministrin Albin Kurti.

Albin Kurti e la jashtë garës për presidente Vjosa Osmani. Në vend të saj, ai propozoi Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun, në një seancë që u mbajt në orët e vona të së enjtes.

Kjo nxiti edhe reagimin e presidencës. Këshilltarë të Osmanit bënë me dije se kandidimi iu ofrua vetëm një natë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme.

Mëngjesin e së premtes, ndërkohë, Osmani doli në një konferencë ku njoftoi për nënshkrimin e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Derisa foli para mediave, presidentja e vendit tha se kjo situatë ka ardhur nga “njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, duke aluduar në Albin Kurtin.

“Natyrisht që qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje; e ka krijuar dështimi i Kuvendit për ta kryer detyrën e tyre. Askush nuk do të duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, kur vendi ka nevojë për stabilitet. Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, tha ajo.

Ditëve të fundit, Osmani është përballur me akuza e kritika nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët publikisht e kanë sulmuar atë. Presidentes i është thënë se këtë pozitë “ia dhuroi” Kurti.

Në krejt këtë situatë, e mes sulmesh nga ish-partnerët e saj, Osmani nuk ka pasur mbështetje as nga Guxo, parti kjo që e themeloi vetë.

Deri më tani, asnjë nga deputetët e këtij subjekti, që ndodhen në grupin parlamentar të VV-së, nuk ka guxuar të thotë asnjë fjalë përkrahje për Osmanin.

As Faton Peci, i cili tash ndodhet në krye të komunës së Mitrovicës së Jugut, nuk ka dhënë ndonjë qëndrim.

Ndërkohë, siç raportoi “Nacionale” ditë më parë, një nga kundërshtaret më të mëdha të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë presidencial ka qenë pikërisht Donika Gërvalla.

Kjo e fundit ka qenë pjesë e linjës së një refuzimi të fortë ndaj Osmanit.

Para pak ditësh, Gërvalla u përgjigj mbi arsyet e moskandidimit të Osmanit, duke thënë se: “Opozita nuk pati votë për zonjën Osmani.”

“Sepse opozita nuk pati votë për zonjën Osmani, prandaj ne proceduam sot si grup parlamentar për amandamentimin e Kushtetueses, me qëllim që presidentja të zgjidhet nga qytetari, duke parë një përkrahje të madhe të presidentes Osmani nga qytetarët.”

Tags: Donika GervallaFaton PeciGUXOVjosa Osmani

JU REKOMANDOJMË

Mexhiti me bashkëpunëtorë i shkojnë në zyrë Kurtit: VLEN-i një!

Mexhiti me bashkëpunëtorë i shkojnë në zyrë Kurtit: VLEN-i një!
07/03/2026 - 21:11

Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, ka publikuar një fotografi, ku shihen krerët e VLEN-it, të cilët kanë shkuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti. Në shkrimi...

Më shumëDetails

Hollaj i quan “shpifje” pretendimet se Osmani ka bashkëpunuar me Ramën dhe Grenellin për t’i bërë puç qeverisë

Hollaj i quan “shpifje” pretendimet se Osmani ka bashkëpunuar me Ramën dhe Grenellin për t’i bërë puç qeverisë
07/03/2026 - 20:42

Shefja e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga Osmani, për rrëzim të qeverisë – janë shpifje.Përmes...

Më shumëDetails

Rrëfimi i Xhevahir Geci: “Dajë, përhajr na qoftë lufta” biseda e fundit e Adem Jasharit

Rrëfimi i Xhevahir Geci: “Dajë, përhajr na qoftë lufta” biseda e fundit e Adem Jasharit
07/03/2026 - 19:05

Xhevahir Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari në përvjetorin e 28 të Epopesë së UÇK-së ka sjellë rrëfime direkte nga Prekazi. Ai në një speciale në kuadër...

Më shumëDetails

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz
07/03/2026 - 18:21

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen...

Më shumëDetails

Januz Goxhuli rrëfen historinë se si iu bashkua UÇK-së si 17-vjeçar (Video)

Januz Goxhuli rrëfen historinë se si iu bashkua UÇK-së si 17-vjeçar (Video)
07/03/2026 - 17:58

Ishte vetëm 17 vjeçar, por mosha nuk ishte pengesë që ai t'i bashkohet radhëve të UÇK-së për ta luftuar pushtuesin serb. Ky është Januz Goxhuli, i cili ishte...

Më shumëDetails

Nivel i paparë i vardisjes ndaj Kurtit, Rashiqi thotë se mandati i Osmanit ka skaduar, e quan ish-presidente

Nivel i paparë i vardisjes ndaj Kurtit, Rashiqi thotë se mandati i Osmanit ka skaduar, e quan ish-presidente
07/03/2026 - 17:40

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka folur në një intervistë për Radio Gorazhdevaclidhur me situatën politike në vend. Ai ka thënë se nuk ka dështuar zgjedhja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    292 Shpërndaje
    Shpërndaje 117 Tweet 73
  • Hekuran Murati tregon datën e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Buzhala për Kurtin: Nese Andinit ja permendke emnin e babes patriot, pse nuk ia permendke edhe Fatmires emnin e nanes serbe e babes shef te UDB’se per Peje?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kurti para 10 ditësh alarmonte se mund të shkojmë në zgjedhje në prill

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nuk mbledh mend “Aurora Group”: pas uzurpimit të parkingut publik, komuna ia gjen vendpunishten të mbushur me mbeturina si në “Kandahar”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë