Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prejt kujt po tuten deputetët e Guxo? Asnjë nuk i doli në përkrahje Vjosa Osmanit

07/03/2026 - 19:22
në Lajme
A A
Prejt kujt po tuten deputetët e Guxo? Asnjë nuk i doli në përkrahje Vjosa Osmanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anise bëjnë pjesë në partinë e themeluar nga ajo, asnjë nga deputetët dhe zyrtarët e lartë të “Guxo” nuk ka guxuar t’i dalë publikisht në përkrahje presidentes Vjosa Osmani, pas përplasjeve që po vazhdojnë tash e disa ditë me kryeministrin Albin Kurti.

Albin Kurti e la jashtë garës për presidente Vjosa Osmani. Në vend të saj, ai propozoi Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun, në një seancë që u mbajt në orët e vona të së enjtes.

Kjo nxiti edhe reagimin e presidencës. Këshilltarë të Osmanit bënë me dije se kandidimi iu ofrua vetëm një natë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme.

Mëngjesin e së premtes, ndërkohë, Osmani doli në një konferencë ku njoftoi për nënshkrimin e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Derisa foli para mediave, presidentja e vendit tha se kjo situatë ka ardhur nga “njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, duke aluduar në Albin Kurtin.

“Natyrisht që qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje; e ka krijuar dështimi i Kuvendit për ta kryer detyrën e tyre. Askush nuk do të duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, kur vendi ka nevojë për stabilitet. Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, tha ajo.

Ditëve të fundit, Osmani është përballur me akuza e kritika nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët publikisht e kanë sulmuar atë. Presidentes i është thënë se këtë pozitë “ia dhuroi” Kurti.

Në krejt këtë situatë, e mes sulmesh nga ish-partnerët e saj, Osmani nuk ka pasur mbështetje as nga Guxo, parti kjo që e themeloi vetë.

Deri më tani, asnjë nga deputetët e këtij subjekti, që ndodhen në grupin parlamentar të VV-së, nuk ka guxuar të thotë asnjë fjalë përkrahje për Osmanin.

As Faton Peci, i cili tash ndodhet në krye të komunës së Mitrovicës së Jugut, nuk ka dhënë ndonjë qëndrim.

Ndërkohë, siç raportoi “Nacionale” ditë më parë, një nga kundërshtaret më të mëdha të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë presidencial ka qenë pikërisht Donika Gërvalla.

Kjo e fundit ka qenë pjesë e linjës së një refuzimi të fortë ndaj Osmanit.

Para pak ditësh, Gërvalla u përgjigj mbi arsyet e moskandidimit të Osmanit, duke thënë se: “Opozita nuk pati votë për zonjën Osmani.”

“Sepse opozita nuk pati votë për zonjën Osmani, prandaj ne proceduam sot si grup parlamentar për amandamentimin e Kushtetueses, me qëllim që presidentja të zgjidhet nga qytetari, duke parë një përkrahje të madhe të presidentes Osmani nga qytetarët.”

Tags: Donika GervallaFaton PeciGUXOVjosa Osmani

JU REKOMANDOJMË

Canaj: Pres të shkojmë në tetor në zgjedhje, për të shkuar sërish në dhjetor në zgjedhje

Balotazhi: 1,690 të rinj do të votojnë për herë të parë – KQZ-ja tregon detajet
25/06/2026 - 09:41

Analisti politik, Blerim Canaj, në një intervistë për Gazeta Blic, ka deklaruar se pret që vendi të përballet sërish me bllokadë institucionale dhe zgjedhje të reja, duke vlerësuar...

Më shumëDetails

Çfarë dihet deri tani për tërmetin më të madh në Venezuelë në më shumë se një shekull

Çfarë dihet deri tani për tërmetin më të madh në Venezuelë në më shumë se një shekull
25/06/2026 - 09:29

Venezuela u godit të mërkurën në mbrëmje nga dy tërmete njëri pas tjetrit – i dyti prej tyre, me magnitudë 7.5, është tërmeti më i madh që ka...

Më shumëDetails

Çka është “bllokimi i motit” që shkaktoi një valë intensive të të nxehtit në Evropë?

Çka është “bllokimi i motit” që shkaktoi një valë intensive të të nxehtit në Evropë?
25/06/2026 - 09:26

Një valë intensive e të nxehtit që ka përfshirë Evropën dhe që vetëm në Francë ka shkaktuar më shumë se 40 viktima është bërë e qëndrueshme dhe e...

Më shumëDetails

Bie edhe pak çmimi i naftës në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta
25/06/2026 - 09:16

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për sot. Sipas njoftimit, çmimi për naftë është 1 euro e 36 centë për...

Më shumëDetails

“Duhet të jeni ofrues sigurie”, Petritsch me mesazh për Kosovën

“Duhet të jeni ofrues sigurie”, Petritsch me mesazh për Kosovën
25/06/2026 - 08:56

Ish-diplomati i lartë austriak, Wolfgang Petritsch, ka vlerësuar se mundësia e tërheqjes së një pjese të trupave të NATO nga Kosova lidhet edhe me presionin që aleanca po...

Më shumëDetails

“Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

“Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”
25/06/2026 - 08:36

Zhvillimet politike në Kosovë, ishin në fokus të diskutimeve mbrëmë me mysafirët e ftuar në emisonin Rubikon në Klan Kosova. Aty u diskutuan edhe koalicionet e mundshme mes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mbi 6 mijë shoferë pa të drejtë drejtimi, ngrihen dilema për konfiskimin e patentë-shoferëve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë