Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prekazi edhe sivjet pret vizitorë të shumtë në nderim të Epopesë së UÇK-së

03/03/2025 - 22:35
në Kryesore, Lajme
A A
Prekazi edhe sivjet pret vizitorë të shumtë në nderim të Epopesë së UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

`Epopeja e UÇK-së` nis këtë të mërkurë, për t`u përmbyllur sikurse çdo vit më 7 Marsin, Natën e Zjarreve në vendin legjendar, Prekaz, i cili qysh nga paslufta është vizituar nga dhjetëra miliona njerëz. Megjithatë, ato kulla edhe këtë vit vazhdojnë të jenë të pakonservuara, ndonëse për restaurimin e tyre tashmë fitues është shpallur një konsorcium gjermano-amerikan.

Është vendi më i vizituar në Republikën e Kosovës, por edhe më gjerë. Prekazi, aty ku prehen eshtrat e mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari, në krye me komandant Adem Jasharin.

Vizitat në këtë vend shtohen edhe më shumë kur 27 vjetori i Epopesë së UÇK-së po afrohet.

Të vegjël e të mëdhenj, në mënyrë të organizuar e individual, qëndrojnë e mësojnë për heroizmin e familjes legjendare.

Përveç varrezave, ata shohin nga afër gjurmët e asaj çfarë ndodhi më shumë se dy dekada më parë në Kullat e Lavdisë.

Megjithatë, këto kulla edhe këtë vit vazhdojnë të jenë në këtë gjendje të pakonservuara, ndonëse për restaurimin e tyre tashmë fitues është shpallur një konsorcium gjermano-amerikan.

Lidhur me këtë në Ministrinë e Kulturës, në një përgjigje për RTK-në, kanë thënë se procesi është ende në fazën e planifikimit dhe hartimit të projekteve, e që kjo pritet të përfundojë brenda 22 muajsh.

“Referuar së njëjtës kontratë, respektivisht Planit të Menaxhimit, është paraparë që për 22 muaj të përfundohet Hartimi i 21 Projekteve të restaurimit, lëndë e kësaj kontrate. Ndonëse është volum i konsideruar i Hartimit të projekteve (21 projekte përfshirë këtu Fazat Konceptore, Ideore dhe Zbatuese), na rezulton që deri më tash gjithçka po ecën sipas planit dinamik të paraparë”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Ata që për herë të parë e vizitojnë Prekazin, thonë se historia e lirisë duhet të ruhet. Por, që përveç mirëmbajtjes së Kullave, atyre po u pengon edhe mungesa e shenjave orientuese.

“Vrimat e plumbave duhet të jenë aty. I pashë. Flet historia vet. Unë mendoj që duhet të mirëmbahet. E vetmja gjë që më ka bërë përshtypje është se nuk ka tabela, shumë keq derisa kemi ardhur këtu”, tha Anila Luku, vizitore nga Lezha.

“Ishte e padëgjuar më parë dhe vërtetë ka qenë një njollë e errët dhe shumë e keqe në këtë tokë të shenjtë”, u shpreh Fation Cerani, vizitor nga Elbasani.

Që nga paslufta llogaritet se Prekazin e kanë vizituar mbi 18 milionë njerëz. /rtk/

JU REKOMANDOJMË

Ferit Idrizi: Do të ndërtojmë 6 çerdhe në Smrekonicë, Bukosh, Lumadh, Maxhunaj, Sllatinë dhe Pestovë
Lajme

Ferit Idrizi: Do të ndërtojmë 6 çerdhe në Smrekonicë, Bukosh, Lumadh, Maxhunaj, Sllatinë dhe Pestovë

17/09/2025 - 22:22
Ferit Idrizi i drejtohet Xhafer Tahirit: “Ato paret që u numërojshin, a janë kthy? – ti e ke mizën pas veshi”
Lajme

Ferit Idrizi i drejtohet Xhafer Tahirit: “Ato paret që u numërojshin, a janë kthy? – ti e ke mizën pas veshi”

17/09/2025 - 22:13
Ferit Idrizi: Projektet tona në mandatin e parë e kanë transformuar Vushtrrinë, mandati i dytë vazhdimësi e projekteve
Lajme

Ferit Idrizi: Kemi ndarë afër 700 mijë euro për bursa për studentë dhe trajnime profesionale

17/09/2025 - 22:05
“Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë
Lajme

“Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

17/09/2025 - 22:02
Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë showbiz
Lajme

Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë showbiz

17/09/2025 - 21:53
Deputeti i VV-së i reagon liderëve të opozitës: Jeni të shkëputur nga realiteti
Lajme

Rexhaj për vendimin e SHBA-së: Mes miqsh ka mospajtime, nuk u pezullua dialogu si proces

17/09/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë