Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

06/07/2025 - 15:24
në Kryesore, Lajme
A A
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenca daneze e Këshillit të Bashkimit Evropian është zotuar se do të punojë për të gjetur rrugë për një integrim më të ngushtë të Kosovës në BE.

Në një përgjigje për Gazetën Express, përfaqësuesit e Danimarkës konfirmuan se do të mbështesin përpjekjet e zgjerimit në rajon, por nuk dhanë një qëndrim të qartë nëse do të ndërmarrin hapa konkretë për aplikimin e Kosovës, i cili është dorëzuar që në dhjetor 2022.

“Presidenca Daneze do të punojë për të gjetur rrugë përpara, të cilat mund të kontribuojnë në integrimin më të ngushtë të Kosovës me BE-në,” thuhet në përgjigjen zyrtare, duke shtuar se ky proces do të bazohet në merita dhe reforma.

Megjithëse aplikimi i Kosovës për anëtarësim është ende në pritje të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së, Danimarka merr presidencën në një periudhë të sfidave të shumta gjeopolitike dhe pas një serie presidencash që nuk e shtynë përpara këtë çështje.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, u shpreh optimist se presidenca daneze do të japë shtysë për proceset integruese në Ballkan.

“Mund të mbështetemi te presidenca daneze për të çuar përpara negociatat me Ukrainën, Moldavinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha ai.

Kosova mbetet i vetmi shtet i rajonit që nuk ka status kandidati për BE, ndërsa përpjekjet për avancim janë ngadalësuar edhe për shkak të pesë vendeve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e saj.

JU REKOMANDOJMË

Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Lajme

Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë

07/12/2025 - 11:28
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir Shaqirin për 65-vjetorin e lindjes
Lajme

“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir Shaqirin për 65-vjetorin e lindjes

07/12/2025 - 11:12
Bedri Hamza prezanton Besim Hasanin si kandidat për deputet: Kosova ka nevojë për profesionistë që sjellin rezultate
Kryesore

Bedri Hamza prezanton Besim Hasanin si kandidat për deputet: Kosova ka nevojë për profesionistë që sjellin rezultate

07/12/2025 - 10:53
Politikani serb Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës së pavarur
Kryesore

Politikani serb Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës së pavarur

07/12/2025 - 10:38
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet për tretman mjekësor
Lajme

Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet për tretman mjekësor

07/12/2025 - 10:10
Refuzoi të ndalonte në pikën e kontrollit, bie në pranga 39-vjeçari nga Kosova në Zvicër
Lajme

Refuzoi të ndalonte në pikën e kontrollit, bie në pranga 39-vjeçari nga Kosova në Zvicër

07/12/2025 - 09:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati

    Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Shkarkohet drejtori i Termocentralit Kosova B në KEK

    311 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Eksperti i sigurisë: Kosova drejt NATO-s, Trump do të bëjë shpalljen në Tiranë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Deklarohet Inspektorati i Punës për mbylljen e Viva Fresh-it në Vushtrri pas raportimit të Veriu.info

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vendos Kryesia e PDK-së, Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë