Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

06/07/2025 - 15:24
në Kryesore, Lajme
A A
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenca daneze e Këshillit të Bashkimit Evropian është zotuar se do të punojë për të gjetur rrugë për një integrim më të ngushtë të Kosovës në BE.

Në një përgjigje për Gazetën Express, përfaqësuesit e Danimarkës konfirmuan se do të mbështesin përpjekjet e zgjerimit në rajon, por nuk dhanë një qëndrim të qartë nëse do të ndërmarrin hapa konkretë për aplikimin e Kosovës, i cili është dorëzuar që në dhjetor 2022.

“Presidenca Daneze do të punojë për të gjetur rrugë përpara, të cilat mund të kontribuojnë në integrimin më të ngushtë të Kosovës me BE-në,” thuhet në përgjigjen zyrtare, duke shtuar se ky proces do të bazohet në merita dhe reforma.

Megjithëse aplikimi i Kosovës për anëtarësim është ende në pritje të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së, Danimarka merr presidencën në një periudhë të sfidave të shumta gjeopolitike dhe pas një serie presidencash që nuk e shtynë përpara këtë çështje.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, u shpreh optimist se presidenca daneze do të japë shtysë për proceset integruese në Ballkan.

“Mund të mbështetemi te presidenca daneze për të çuar përpara negociatat me Ukrainën, Moldavinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha ai.

Kosova mbetet i vetmi shtet i rajonit që nuk ka status kandidati për BE, ndërsa përpjekjet për avancim janë ngadalësuar edhe për shkak të pesë vendeve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e saj.

JU REKOMANDOJMË

Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave
Kryesore

Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave

16/11/2025 - 21:22
Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë
Kryesore

Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë

16/11/2025 - 21:09
Gruda, PDK: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e Rastit Dehari
Kryesore

‘51,42% të vendvotimeve në Mitrovicë me kod të gabuar’: Kështu e kontestoi Gruda vendimin e PZAP-së në Supreme

16/11/2025 - 19:50
Punëtorët e RTK-së nesër në grevë
Kryesore

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë

16/11/2025 - 19:47
Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale
Kryesore

Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale

16/11/2025 - 19:26
Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi
Kryesore

Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi

16/11/2025 - 19:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Numërohen votat e diasporës, Ruzhdi Shehu mposht Agron Kuçin në Junik

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • E tmerrshme: Hysamedin Feraj e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Visar Ymeri i tregon “koalicionet” e VV’së në balotazh- Kurti tha se të gjithë u bënë bashkë kundër tyre

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë