Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca e pasanikëve: Vjosa me kabinet i ka 520 mijë euro para të gatshme dhe prona 4 milionë euro

07/05/2023 - 11:13
në Lajme
A A
Presidenca e pasanikëve: Vjosa me kabinet i ka 520 mijë euro para të gatshme dhe prona 4 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tashmë janë publikuar edhe deklarimet e pasurive të zyrtarëve publikë, dhe ajo që lë përshtypje është se “zani i skamjes” (ai zë që pretendonte të përfaqësonte skamnorët e vendit) nga koalicioni i 14 shkurtit nuk ka skamnorë. Më poshtë keni rastin “Presidenca”.

Vjosa Osmani veçanërisht la përshtypje me pasurinë e saj të paluajtshme, që kësaj here i shkonte në 970 mijë e 760 euro. Pra, presidentes i duhen vetëm edhe 29 mijë e 240 euro për t’u bërë milionere bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriun.

Presidenca / Prindon Sadriu bleu “banim në varg” gjysmë milioni euro sivjet: Pasuria marramendëse e Zotëriut të Parë
Por, meqë është e kamur, a i pëlqen presidentes të rrijë me njerëz të kamur si ajo vetë? Deklarimet e stafit të saj janë edhe më mbresëlënëse.

Pasuria e paluajtshme e kabintetit
Blerim Vela ka deklaruar vetëm një tokë në vlerë prej 36 mijë eurove. Sidoqoftë, ai në banka si para të gatshme ka pasurinë më të madhe të deklaruar.

Bekim Kupina i ka deklaruar tri banesa të bashkëshortit jashtëmartesor me vlerë totale prej 205 mijë eurove.

Ndërkohë, Donjeta Miftari ka një banesë në vlerë prej 62 mijë eurove.

Dora Musa ka deklaruar në pasuri të paluajtshme dy shtëpi, dy troje, një vilë dhe një garazhë. Duhet theksuar se një shtëpi e në truall e ka vlerësuar me çmimin 0.00, ndërkaq një banesë me çmimin 621 euro e 60 centë. Vlera e gjithë këtyre pasurive është 90 mijë e 321 euro.

Egnesa Vitia i ka deklaruar dy prona në vlerë të përgjithshme prej 1.1 milion eurove.

Rejhan Vuniqi ka deklaruar dy shtëpi në emër të bashkëshortit, njëra prej të cilave i vlen 360 mijë euro ndërsa tjetra vetëm 12 mijë e 960 euro. Pra, gjithsej 372 mijë e 960 euro.

PersonalPodcast / A është e ndaluar që një njeri i varfër të bëhet deputet i Kosovës?
Vehbi Miftari ka treguar se ka një shtëpi në emër të bashkëshortes në vlerë prej 280 mijë eurove.

Rinor Nuhiu nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme.

Yll Sadiku, këshilltar në Presidencë, ka deklaruar 13 toka, dy banesa, dy lokale, një shtëpi e një lokal në vlerë të përgjithshme prej 775 mijë e 940 eurove.

Vlera e përgjithshme e të gjitha këtyre pronave, përfshirë edhe atë të presidentes është 3 milionë e 891 mijë e 81 euro.

Paratë e gatshme
Presidentja Osmani i ka deklaruar vetëm diku 340 euro si para të gatshme në institucione bankare. Por, të gjithë këshilltarët e saj qëndrojnë më mirë.

Blerim Vela i ka deklaruar 301 mijë euro para të gatshme.

Bekim Kupina i kad eklaruar 9 mijë e 980 euro.

Donjeta Miftari i ka deklruar 3188 euro.

Dora Musa i ka deklaruar 28 mijë e 659 euro.

Egnesa Vitia i ka deklaruar 1600 euro.

Rejhan Vuniqi i ka deklaruar 1060 euro.

Rinor Nuhiu i ka deklaruar 1079 euro.

Vehbi Miftari i ka deklaruar 29 mijë e 235 euro.

Dhe, Yll Sadiku i ka deklaruar 147 mijë e 163 euro.

Vlera totale e parave të gatshme nga ana e ekipit politik të Presidencës është 520 mijë

JU REKOMANDOJMË

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Brenda një dekade janë mbylluar 40 shkolla në Kosovë, emigracioni dhe nataliteti dy nga faktorët

03/08/2025 - 10:49
Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë