Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca sqaron incidentin në Aeroportin e Shkupit: “ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten..”

01/08/2024 - 21:09
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më herët u raportua në lidhje me një situatë të pazakontë që është përballur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

Gjersa Osmani po bëhej gati për një udhëtim jashtë vendi nga aeroporti i Shkupit, sigurimi i aeroportit në fjalë ka tentuar të hap valixhen e presidentes.

Këshilltar për Media, Bekim Kupina, ka konfirmuar lajmin për IndeksOnline dhe ka dhënë detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Kupina tha se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të presidentes ku një gjë të tillë nuk e ka lejuar Osmani, përcjell IndeksOnline.

Ai gjithashtu tregoi se njëri prej sigurimeve të aeroportit të Shkupit ka tentuar fizikisht ta shtyjë Osmanin dhe në atë rast ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

“Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën. Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal“, ka thënë Kupina.

“Sjellja arrogante dhe e dhunshme e zyrtarit të Aeroportit të Shkupit është e paprecedente dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë udhëtim të presidentes kudo në botë, përfshirë në shtete jonjohëse. Vërehet qartë se në rastin në fjalë kishte tendencë për ta provokuar delegacionin e Republikës së Kosovës dhe për të shkaktuar incident. Presidentja e ka njoftuar për këtë skandal diplomatik të shkaktuar nga pala maqedonase kryetarin e Kuvendit z.Afrim Gashi, të cilin e falënderon për ndihmën e ofruar. Vlen të përmendet se pas hyrjes së Presidentes në aeroplan, Aeroporti i Shkupit nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen, për shkak se nuk do të ishte gati për aterrim. Kabineti i Presidentes e ka kontaktuar palën sllovene të cilët na kanë informuar që një gjë e tillë absolutisht nuk është e vërtetë dhe se aeroplani do të mund të ateronte në kohën e planifikuar. Presidenca e konsideron çdo sulm dhe trajtim të parregullt e në kundershtim me konventat ndërkombëtare të zyrtarëve të lartë shtetëror si sulm ndaj vete shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës, asnjëherë në historinë e saj, nuk ka trajtuar në menyrë të tillë Presidentin/Presidenten, Kryeministrin apo Ministrat e Maqedonisë së Veriut e as të ndonjë vendi tjetër e as nuk do të lejojë një ndonjëherë një gjë të tillë”, vijojë ndërtjerash Kupina.

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat
19/08/2026 - 23:01

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë interesa të përbashkëta dhe se po zhvillojnë, siç i...

Më shumëDetails

“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
19/08/2026 - 22:47

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike. Kadrijaj në emisionin “Jehona Politike” tha se do të organizohen...

Më shumëDetails

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”
19/08/2026 - 22:41

Historini Jusuf Buxhovi është pyetur në Pressing One edhe për LPK-në. Për Buxhovin LPK ishte një grupacion ideologjik, që më pas shumë nga aktivistët kaluan në LDK. “Grup...

Më shumëDetails

Nexhmedin Spahiu e qarkullon emrin e vet për President: Veç një njeri serioz mundet me marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë, mund të na bëjnë përshesh
19/08/2026 - 22:31

Profesori i shkencave politike dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, e ka propozuar veten e tij për President Nisur nga ngërçi politik në të cilin ka ngecur Kosova, Spahiu ka...

Më shumëDetails

OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
19/08/2026 - 22:13

Ndërtimi i tribunës së stadiumit “Flamurtari” në Hajvali po zvarritet pas problemeve në procedurën e prokurimit. OSHP konstatoi se Komuna e Prishtinës nuk e kishte respektuar vendimin e...

Më shumëDetails

Time Kadrijaj: Sërish do e gjuaja Kurtin me vezë

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
19/08/2026 - 21:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka thënë se do ta gjuante sërish Albin Kurtin me vezë. Por, megjithatë, ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë