Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani: Ajri që thithim, cilësohet si një ndër më të ndoturit në Evropë

05/11/2024 - 13:57
në Kryesore, Lajme
A A
Rezoluta për Srebrenicën -Osmani kujton fjalët e fëmijës që pyeti: Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është lansuar në Prishtinë raporti i UNICEF-it “Analizë mbi gjendjen klimatike për fëmijët”.

Në lansimin e këtij raporti ku mori pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me përfaqësues të organizatave dhe aktivistë që merren me ambientin, u shpalos edhe një raport i cili hedh dritë mbi mënyrën se si ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe energjetike ndikojnë në të drejtat e fëmijëve si dhe qasjen në shërbimet jetike në Kosovë, përfshirë shëndetin, arsimin dhe sanitarinë.

Sipas raportit të publikuar, mjedisi dhe ndryshimet klimatike përbëjnë tre nga pesë faktorët kryesorë që rrezikojnë shëndetin nga sëmundjet e ndryshme tek fëmijët nën 5-vjeç në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.Në fjalën e saj, presidentja Osmani tha se rreth 23 për qind e fëmijëve në Kosovë, jetojnë nën kufirin kombëtar të varfërisë gjë që ajo tha se ndikon në qasjen në ujë të pijshëm, strehim adekuat dhe energji të pastër por edhe shërbime tjera thelbësore.

“Verat tona po bëhen më të nxehta, dimrat më të paparashikueshëm dhe frekuenca e thatësirave por edhe përmbytjeve sa vjen e rritet dhe po i shohim viktimat gjithandej në rajon dhe në kontinentin tonë. Numri zjarreve në pyje po shtohet, përderisa ajri që thithim cilësohet si një ndër më të ndoturit në Evropë, por edhe në nivel botëror”, theksoi Osmani.Osmani shtoi se si rezultat i rritjes së vazhdueshme të temperaturave, miliona fëmijë do të përballen në mbarë botën me kequshqyerje për shkak të ndikimit klimatik edhe në kulturat bujqësore.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Afrim Berisha tha se nga ndryshimet klimatike po ndikohet infrastruktura dhe ekonomia e vendit, siguria, bujqësia dhe ushqimi por mbi të gjitha shëndeti i njerëzve.Ai tha se fëmijët po ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga temperaturat e larta sidomos në zonat urbane, madje edhe në ambientet shkollore.

“Fëmijët dhe shëndeti i tyre po ndikohet gjithnjë e më shpesh nga mungesa e ujit, që është një nga pasojat më të mëdha të ndryshimeve klimatike. Fëmijët po ndikohen edhe nga sëmundjet që gjithnjë e më shpesh po shfaqen si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe që po rrezikojnë shëndetin e tyre”, theksoi Berisha.Ai shtoi se shoqëria duhet të angazhohet më shumë për t’i mbrojtur fëmijët nga ndryshimet klimatike.

Cilësia e ajrit në Kosovë është ndër më të këqijat në Evropë, me më shumë se 25 herë sesa kufiri i sigurt i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për fëmijët.

JU REKOMANDOJMË

Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe
Lajme

Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe

17/06/2025 - 19:15
Trump: E dimë se ku është udhëheqësi iranian, por nuk do ta vrasim, për momentin
Lajme

Trump: E dimë se ku është udhëheqësi iranian, por nuk do ta vrasim, për momentin

17/06/2025 - 18:53
Takimet e Maqedoncit e Jasharit në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA: Partneriteti sjell përfitime për të dy vendet
Lajme

Takimet e Maqedoncit e Jasharit në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA: Partneriteti sjell përfitime për të dy vendet

17/06/2025 - 18:23
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja vjen me një njoftim me rëndësi
Lajme

Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja vjen me një njoftim me rëndësi

17/06/2025 - 18:16
Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024
Lajme

Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024

17/06/2025 - 18:05
Hamiti: VV po sundon në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me rendin demokratik
Lajme

Hamiti: VV po sundon në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me rendin demokratik

17/06/2025 - 17:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve të rinj policorë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë