Gjatë këtyre vizitave, Presidentja shprehu solidaritetin me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë për to dhe për Republikën e Kosovës.
“Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë, në përputhje me përgjegjësitë dhe mundësitë institucionale”, thuhet në njoftim.
Sipas presidentes Shiroka Pula, “lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri, e zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, dhe se mbrojtja e së vërtetës historike dhe dinjitetit të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit mbetet e rëndësishme”.
Në këto takime, Presidentja i informoi familjet se, në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe se Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, ka theksuar presidentja Shiroka Pula.













