Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pretendimet për pengim të administrimit të drejtësisë, dëshmia e Fraser vë në pikëpyetje akuzat ndaj Thaçit

16/05/2026 - 11:24
në Lajme
A A
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokatët dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë vlerësuar se dëshmia e ekspertes së transkriptimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Helen Fraser ka nxjerrë në pah dobësi në pretendimet për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ndërsa pretendimet për trysni ndaj dëshmitares dhe përdorimi i inteligjencës artificiale, sipas tyre, po e forcojnë bindjen për parregullsi dhe padrejtësi në këtë proces.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Dukato 1
Avokati Ardian Bajraktari tha se dëshmia e Fraser vetëm sa ka shpërfaqur dobësitë e akuzave të Prokurorisë së Specializuar.

“Natyrisht që përmes dëshmisë së kësaj dëshmitareje, në bindjen time, vetëm është shpërfaqur ajo që kemi thënë që në krye të herës, që këto akuza për sa i përket pengimit të administrimit të drejtësisë, me theks të veçantë në raport me zotin Thaçi, nuk qëndrojnë. Sepse aq më tepër kur kihet parasysh fakti që zoti Thaçi tashmë pesë vite e më shumë është në masën e paraburgimit, ndërsa vepra penale e pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, element esencial ka ushtrimin e kanosjes serioze ose dhunës, gjë e cila natyrisht që në ato rrethana është e pamundur. Prandaj një tentativë, përkatësisht akuza të tilla në bindjen time deri në këtë fazë të procesit, nuk kanë arritur të argumentohen nga ana e Prokurorisë së Specializuar”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Bajraktari shtoi se detajet e dala gjatë dëshmisë mund të kenë ndikim në ecurinë e procesit gjyqësor.

“Natyrisht, pashmangshëm këto mund të kenë impakt në ecurinë e procesit sepse në rrethana të tilla ndonjëherë janë detajet ato që kanë rol tepër të rëndësishëm në ecurinë e procesit. Prandaj besoj që pala mbrojtëse në mënyrë jashtëzakonisht profesionale po arrin t’i kundërargumentojë suksesshëm pikëpamjet e prokurorisë për sa i përket këtyre pretendimeve”, tha ai.

Avokati tha se pretendimet për trysni ndaj dëshmitares shpërfaqin, sipas tij, qasjen e Prokurorisë së Specializuar.

“Kjo para së gjithash është edhe në radhë të parë, shpërfaq në bindjen time qasjen dhe tendencën që ka pasur Prokuroria e Specializuar në vazhdimësi. E natyrisht që në bindjen time një qasje e tillë është jashtëzakonisht shqetësuese dhe meriton vëmendje, sepse në instancë të fundit nuk ka asnjë justifikim në drejtim të ndërmarrjes së veprimeve të tilla për të ushtruar çfarëdo forme e presionit ose trysnisë në raport me këdo qoftë. Për më tepër prokuroria, çdo prokurori, edhe Prokuroria e Specializuar, është aty për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë e saj, madje-madje në jo pak raste kemi parë edhe shpërfaqje përkatësisht shkelje edhe të parimeve bazë të drejtësisë, që është fakti që prokurori i specializuar në rastin konkret ka detyrim që t’i marrë në konsideratë edhe provat shfajësuese, gjë e cila në vazhdimësi edhe në rastin e madh, po edhe në këtë kundër administrimit të drejtësisë nga ana e Prokurorisë së Specializuar, nuk është marrë në konsideratë”, deklaroi avokati Bajraktari.

Ai shtoi se çdo dëshmi e dhënë nën presion është e pavlefshme. “Natyrisht që po sepse mbi të gjitha, në radhë të parë, çdo dëshmitar është fillimisht i njoftuar me të drejtat e tij dhe çfarëdo dëshmie e dhënë në presion, në trysni, natyrisht që e bën atë apriori të pavlefshme. Natyrisht mbrojtja në bindjen time ka qenë dhe vazhdon me qenë mjaftueshëm e përgatitur në kuptimin profesional në drejtim të kundërargumentimit të suksesshëm dhe besoj që do t’i analizojë të gjitha detajet në mënyrë që pastaj gjatë ecurisë së mëpastajme të procesit të dalë me propozime konkrete për sa i përket edhe relevancës së dëshmitares në fjalë, por edhe të tjerave të cilat janë administruar deri në këtë fazë të procesit”, tha avokati Ardian Bajraktari.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se zhvillimet e fundit vetëm sa e forcojnë bindjen e tyre për parregullsi në këtë proces.

“Kjo tregon edhe një dëshmi, edhe një dëshmi e forcon padrejtësinë e kësaj gjykate, parregullsinë e kësaj gjykate. Tash merren që i bëjnë trysni një dëshmitareje që të pranojë inteligjencën artificiale, që gjoja përgjohen pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tash e vërteton më së miri këtë organizata ndërkombëtare angleze e cila ka gjetur shkelje. Tash kjo është një plus shumë i madh që u gjet një shkelje, do të thotë tash këto momente këto ditë që u gjet, që i kanë bërë trysni një dëshmitareje që t’i pranojë të gjitha atë inteligjencë”, tha ai.

Gucati tha se raportet ndërkombëtare dhe gjetjet për shkelje, sipas tij, po e forcojnë mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Edhe unë besoj se kjo neve na forcon, i forcon ata, i forcon mbrojtjen që kanë faktet dhe argumentet që të demantojnë çdo send te kjo gjykatë që është gjykatë e padrejtë, është gjykatë shumë e keqe edhe është gjykatë e njëanshme. Unë e kam thënë edhe më herët, inshallah s’është gjykatë politike. Po për ne kjo është shumë e mirë. Kjo vërtetohet tash edhe te ndërkombëtarët se ja me çka merren këta prokurorë, po prokurorët me çka merren edhe duke u bërë trysni edhe vetë ndërkombëtarëve që t’i pranojnë këto përgjime gjoja që i kanë bërë e kanë folë ata edhe tash inteligjenca. Unë plotësisht jam i bindur që drejtësia do të vije në vend duke parë tash gjitha këto shkelje që po bëhen. Edhe është e mirë që është forcuar raporti ndërkombëtar, raporti anglez bashkë, me avokatin e popullit që ka bërë shumë një punë të madhe avokati i popullit që e përgëzoj për këtë punë, që i kanë bërë e i kanë gjetur të gjitha këto shkelje që s’mundem me i numëru unë edhe tërë ditën me nejt këtu s’mundem me i numëru gjitha ato shkelje që i kanë bërë(gjykata speciale)”, tha ai.

Kjo dëshmitare është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe është dëshmitarja e parë e cila ka dëshmuar fizikisht në këtë rast gjyqësor pas dëshmitarëve të Prokurorisë. Gjatë fundit të dëshmisë së saj, Helen Fraser i tha prokurorit Joshua Hafetz se gjatë pyetjeve në seancë i është ushtruar trysni për të pranuar se rezultatet e Inteligjencës Artificiale kanë qenë thelbësore për vlerësimin.

Fraser tha se ka përdorur Inteligjencën Artificiale gjatë punës së saj për raportin lidhur me interpretimin e tingujve të transkripteve të Prokurorisë, por theksoi se vlerësimi i saj ka qenë i hollësishëm dhe se nuk është mbështetur tërësisht në ChatGPT.

JU REKOMANDOJMË

“Metoda të Radojiçiqit”, Mehani reagon për grumbullimin e qytetarëve dhe traktorëve në rrugët e Skënderajt

“Metoda të Radojiçiqit”, Mehani reagon për grumbullimin e qytetarëve dhe traktorëve në rrugët e Skënderajt
16/05/2026 - 10:40

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka reaguar lidhur me grumbullimin e qytetarëve dje dhe vendosjen e disa traktorëve në rrugë para stacionit policor ku...

Më shumëDetails

Pjesëtarët e ushtrisë po i fitojnë rastet në gjyq, pasi nuk u paguan sa e meritonin

FSK zhvillon marshim stërvitor në Parkun e Gërmisë
16/05/2026 - 10:35

Avokati Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës po arrijnë t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me ligj, përmes...

Më shumëDetails

Ekstradohet nga Kroacia kosovari i kërkuar nga INTERPOL

FAST Kosova arreston në Prishtinë një shtetas të huaj, dyshohet për një vrasje në Danimarkë
16/05/2026 - 10:31

Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë pasi po kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën...

Më shumëDetails

Kanosi policinë gjatë kontrollit, arrestohet i dyshuari në Pejë

E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
16/05/2026 - 10:08

Një person është arrestuar mbrëmë në orët e vona në rrugën “Medlin Olbrajt” në Pejë, pasi dyshohet se ka kanosur tre zyrtarë policorë gjatë një ndalimi nga Policia....

Më shumëDetails

Komunat drejt protestës – Mbi 344 milionë euro humbje

Komunat drejt protestës – Mbi 344 milionë euro humbje
16/05/2026 - 09:57

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe revoltë të thellë lidhur me barrën financiare që, sipas tyre, po u shkaktohet komunave nga kontrata kolektive dhe vendimet...

Më shumëDetails

MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Brenda ditës Kosova furnizohet me 3 milionë litra naftë
16/05/2026 - 09:41

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 16 maj 2026. Sipas vendimit të MINT-it të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun

    “Mos m’u zgërdhi, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët”, si akuzohej Mehani për lidhjet me Lushtakun

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandal: Gjykata refuzon masën e paraburgimit për Avdullah Gerbeshin që kanosi prokurorin Muharrem Prekazi

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Bomani hallall”: Mulla Osmani mban ligjeratën e fundit në xhami, përshëndetet me xhematin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë