Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prindon Sadriu i reagon Konjufcës: Mentaliteti yt karateist, Vjosa do kujtohet si presidente e ti kujtohesh për këtë tallje

20/05/2026 - 09:15
në Lajme
A A
Prindon Sadriu i reagon Konjufcës: Mentaliteti yt karateist, Vjosa do kujtohet si presidente e ti kujtohesh për këtë tallje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një deklaratë e publikuar dje ku shihet ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca duke qeshur dhe duke thënë fjalën “frizerkë”, nxiti reagime të shumta në opinion.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit.

Kjo “tallje” nuk ka të bëjë vetëm me Vjosën. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me frizeret. Ka të bëjë me çdo vajzë të re në Kosovë që e pa atë video dhe, në heshtje, uli kokën dhe ambiciet e veta. Ka të bëjë me çdo grua që punon me duart e saj, mendjen e saj, shpirtin e saj…dhe që tani e di se çfarë mendon vërtet një burrë në pushtet për të. Ka të bëjë me atë që normalizojmë kur qeshim bashkë me talljen.

Postimi i plotë:

Për Glaukun:

…mbi dinjitetin, punën e ndershme dhe vogëlsinë e përqeshjes

Glauk Konjufca sonte u tall. Qeshi. Qeshën edhe disa gra kandidate për deputete të VV-së me të.

Por të jemi të saktë për atë me çfarë po qeshte.

Glauku po qeshte me Vjosa Osmanin, një grua me doktoraturë në Drejtësi në njërin nga universitet më të njohura amerikane, e cila ka ligjëruar në universitete me renome ndërkombëtare për gati dy dekada në dy anët e kontinenteve, që ka shërbyer si Presidente e Kosovës dhe për të cilën Këshilltarja për Siguri Kombëtare e SHBA-së e ka cilësuar si “frymëzim për gratë dhe vajzat, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën”, përderisa Sekretarja Amerikane e Shtetit dhe ish kandidatja për Presidente të SHBA e ka cilësuar Vjosën si “grua shembull dhe inspirim në botë për gratë e reja në politikë dhe në postet publike”. Përderisa e kuptoj se mesazhet vlerësuese nga gra të respektuara të skenës globale i merr me lehtësi…jo sepse nuk kanë peshë, por ndoshta sepse vijnë nga përtej Atlantikut, ti përpiqesh ta përqeshësh edhe profesionin e frizeres që punon me nder e edhe punën e Presidentes që ka përfaqësuar vendin me nder.

Por kjo flet më shumë për ty, e për mentalitetin “karateist”, sesa për Vjosën dhe frizeret.

Sepse ajo që zbuloi kjo “tallje” është kjo: në botën tënde mizogjeniste, ti mund të hysh në një sallon të frizereve, të kërkosh votën e grave dhe, në të njëjtin hap e çast, profesionin e tyre ta përdorësh si armë kundër një gruaje tjaetër. Kërkon mbështetjen e tyre, por nuk u jep respektin tënd. Ky nuk është qëndrim politik. Është interes i maskuar si përçmim.

Dhe para se ta kthesh humorin tënd drejt bashkëshortit të kësaj “frizereje”, Glauk, më lejo ta kursej atë përpjekje. Edhe unë, si shumë frizere e si shumë punëtorë me dinjitet të këtij vendi kam nisur nga hiçi. Një nga punët e mia të para si mërgimtar ishte shpërndarja e picave në një lokal të quajtur Pizza Heaven në veri të qytetit Adelaide në Australi. Këtë punë e bëja me ndershmëri, përkushtim e dinjitet, sepse përmes asaj pune financova studimet dhe fitova vendin tim në një botë te re. Tregim i ngjashëm për shumë mërgimtarë. Ajo punë më dha më shumë sesa të ardhura. Më dha karakter, disiplinë dhe një respekt të palëkundur për çdo burrë e grua që ndërton jetën me punë të ndershme. Më përgatiti edhe për gjithçka që erdhi më pas, përvojë me Departamentin e Mbrojtjes të Australisë, me Kongresin Amerikan, në pozicion drejtues në Kuvendin e Shqipërisë dhe më pas në shërbimin e jashtëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës e deri te përfaqësimi në Shtëpinë e Bardhë ku këtë vit mbajta edhe fjalim. Fare nuk turpërohem nga vendi ku kam nisur. Jam krenar për të. Dhe do ta zgjidhja atë punë të shpërndarjes së picave, çdo ditë, para një karriere politike të ndërtuar mbi përqeshje e mbi propagandë.

Sepse besoj se njeriu duhet të turpërohet vetëm për një gjë, kur puna e tij e parë bëhet ushtrimi i pushtetit mbi të tjerët, pa pasur pas vetes punë të ndershme, pa sakrificë dhe pa përulësi.

Kjo “tallje” nuk ka të bëjë vetëm me Vjosën. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me frizeret. Ka të bëjë me çdo vajzë të re në Kosovë që e pa atë video dhe, në heshtje, uli kokën dhe ambiciet e veta. Ka të bëjë me çdo grua që punon me duart e saj, mendjen e saj, shpirtin e saj…dhe që tani e di se çfarë mendon vërtet një burrë në pushtet për të. Ka të bëjë me atë që normalizojmë kur qeshim bashkë me talljen.

Fushata do të mbarojë brenda pak ditësh. Por ajo video do të mbetet aty përgjithmonë. Ajo do të mbetet…në kujtesën e çdo frizereje që e dëgjoi, të çdo vajze që e ndjeu, të çdo gruaje që njohu dhe ndjeu në të mizorinë e heshtur dhe të zakonshme të një burri që ka nevojë për votën e tyre, por nuk arrin ta fshehë përçmimin dhe talljen ndaj jetës dhe punës së tyre të ndershme.

Ti i kërkove Kosovës të të besojë pushtetin, Glauk. Por pushteti në duart e dikujt që tall gratë që përfaqëson, nënçmon punën e njerëzve që pretendon se u shërben dhe qesh me ambicien e tyre, nuk është lidership. Është paralajmërim.

Vjosa Osmani do të kujtohet si Presidente. Frizeret, dhe rrobaqepëset, dhe kujdestaret dhe pastrueset, dhe mësueset, dhe infermieret e Kosovës do të kujtohen si njerëzit që e ndërtuan këtë vend me duart e tyre, ndërsa të tjerë ndërtuan karrierë me gojën e tyre.

Po ti, Glauk?

Do të kujtohesh për këtë tallje.

Dhe ky është dallimi mes trashëgimisë së një pushtetari dhe një talljeje kalimtare. Zgjidh me shumë kujdes se cilën do të lësh pas, sepse gratë e Kosovës, vajzat e saj dhe vetë historia po të vështrojnë. Dhe të jesh i sigurt: as gratë, as vajzat, e as historia nuk po qeshin si ti

JU REKOMANDOJMË

Viagra e Kamagra ilegale në “Fabulous Pharmacy”, Inspektorati i konfiskon dhe gjobit barnatoren

Viagra e Kamagra ilegale në “Fabulous Pharmacy”, Inspektorati i konfiskon dhe gjobit barnatoren
20/05/2026 - 09:10

Viagra, Kamagra, si dhe produkti medicinal Voltaren janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik në barnatoren “Fabulous Pharmacy” në Prishtinë, pasi për këto produkte nuk janë ofruar dëshmi të prejardhjes...

Më shumëDetails

Sot do të testohet sistemi i alarmit i TC “Kosova B”, ftohen qytetarët të mos shqetësohen

Sot do të testohet sistemi i alarmit i TC “Kosova B”, ftohen qytetarët të mos shqetësohen
20/05/2026 - 09:00

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se sot, nga ora 11:00 deri në 13:00 në Termocentralin “Kosova B” do të realizohen testime teknike të sistemit të alarmit. Sipas njoftimit,...

Më shumëDetails

Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it

Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it
20/05/2026 - 08:37

Kroacia ka dërguar zyrtarisht 133 pjesëtarë të Forcave të Armatosura si pjesë e Kontingjentit të 45-të Kroat (HRVCON), në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ceremonia...

Më shumëDetails

Gorani për Kurtin: I llastuar, sjellja e tij mund të definohet si fëmijërore

Gorani për Kurtin: I llastuar, sjellja e tij mund të definohet si fëmijërore
20/05/2026 - 08:15

Opinionisti Dukagjin Gorani, mbrëmë në “Rubikon” ka deklaruar se sjellja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, mund të definohet si adoleshente dhe fëmijërore. Kjo pasi sipas Goranit, në...

Më shumëDetails

Votimi me postë nis nesër, KQZ del me sqarim për votuesit që po pranojnë njoftime me sms dhe e-mail

Votimi me postë nis nesër, KQZ del me sqarim për votuesit që po pranojnë njoftime me sms dhe e-mail
20/05/2026 - 08:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një sqarim lidhur me votuesit e regjistruar për votim me postë për zgjedhjet e 7 qershorit. KQZ ka bërë me dije...

Më shumëDetails

Konjufca tenton ta përhupë deklaratën me termin “frizerkë”, e quan “pseudogazetar” mbështetësin e VV’së që ia bëri pyetjen

Konjufca tenton ta përhupë deklaratën me termin “frizerkë”, e quan “pseudogazetar” mbështetësin e VV’së që ia bëri pyetjen
19/05/2026 - 23:36

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka tentuar të sqarohet për termin “frizerkë”, pas pyetjes tendencioze që ia bëri një mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje përgjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn

    Prokuroria Speciale i përgjigjet Kurtit pas deklaratave për Blerim Isufajn

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Çohu o dreq”, infermierja e psikiatrisë ofendon dhe shanë pacienten

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Refuzoi marrëdhëniet seksuale” – Burri dyshohet se e rrahu dhe e dëboi nga shtëpia gruan në Vushtrri

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Erdhen këta kriminelët në lokal”, ja pse ndodhi konflikti mes Mehanit e Lushtakut në Skenderaj, sipas Gucatit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Një mërgimtar me emrin Naser Xhylani e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë