Ylli maqedonas i Prishtinës, Mario Ilievski ka pësuar një lëndim të rëndë së fundmi.
Në ndeshjen ndaj Llapit, ai lëndoi tendinën e akilit ku bëri edhe ndërhyrje kirurgjikale gjatë ditës së sotme.
Sipas stafit mjekësor, 23-vjeçari pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë prej 4 deri në 6 muaj, duke qenë një mungesë e rëndësishme për Prishtinën në vazhdim të sezonit.
Ai ka regjistruar 14 gola dhe 5 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat, duke dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën kryeqytetase.













