Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pritet të humbasin 40 milionë euro nga BE’ja, Zulfaj: Bllokada në Kuvend la pa përmbushur gjashtë reforma të Planit të Rritjes

01/07/2026 - 17:07
në Lajme
A A
Pritet të humbasin 40 milionë euro nga BE’ja, Zulfaj: Bllokada në Kuvend la pa përmbushur gjashtë reforma të Planit të Rritjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se Kosova nuk ka arritur t’i përmbushë të gjitha obligimet e afatit shtesë të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar se si pasojë e moszbatimit të gjashtë hapave të reformave vendi rrezikon të humbë mbi 40 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, Zulfaj tha se nga 62 hapa që janë në proces zbatimi, deri më 30 qershor janë përmbushur 18, ndërsa më 15 korrik Kosova do t’i drejtohet Komisionit Evropian me kërkesën për lëvrimin e fondeve për reformat e realizuara.

“Në total, në zbatim e sipër deri dje janë 62 hapa. Prej tyre, 13 kanë qenë me afat shtesë deri më 30 qershor 2026, ndërkaq 49 hapat e tjerë janë në zbatim e sipër, ku 27 prej tyre e kanë afatin shtesë deri në fund të vitit 2026. Nga gjithsej 62 hapa, konsiderojmë se janë zbatuar 18 hapa, për çka më 15 korrik do të kërkojmë lëvrimin e fondeve nga Bashkimi Evropian. Për hapat që nuk arrijnë të zbatohen në periudhën shtesë, sipas instrumentit të reformave, mjetet e dedikuara për përfundimin e tyre humbin,” deklaroi Zulfaj.

Ai sqaroi se nga 13 hapat që kishin afat shtesë deri më 30 qershor, shtatë janë realizuar, ndërsa gjashtë nuk kanë arritur të përmbushen plotësisht.

“Nga këto 13 hapa që ishin pjesë e agjendës së reformave me afat shtesë, shtatë konsiderohen të zbatuar, ndërkaq gjashtë nuk kanë arritur të zbatohen plotësisht. Edhe te këta gjashtë hapa ka zbatim të disa nënhapave, kryesisht të veprimeve që varen nga qeveria, mirëpo nuk është arritur përmbushja e plotë e obligimeve”, theksoi ai.

Sipas Zulfajt, hapat e parealizuar lidhen kryesisht me miratimin e legjislacionit në Kuvend.

“Hapat që nuk kanë arritur të zbatohen deri dje janë: Ligji për Energjinë dhe Energjinë Elektrike me aktet nënligjore, Ligji për Ndihmën Shtetërore, Ligji për Inovacionin dhe themelimi i Këshillit Kombëtar dhe Fondit të Inovacionit, legjislacioni për falimentimin dhe paaftësinë paguese, pakoja prej gjashtë ligjeve të reformës në drejtësi, si dhe Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar me nënhapat përkatës”, tha ai.

Ai theksoi se shumica dërrmuese e obligimeve të papërmbushura varen nga funksionimi i Kuvendit.

“Nga këto gjashtë hapa që nuk janë zbatuar, pesë prej tyre, ose 83 për qind, kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve në Kuvend. Hapi i vetëm që lidhet me qeverinë është Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar, e cila për arsye procedurale nuk mund të miratohet nga një qeveri në detyrë dhe kërkon që qeveria të jetë në kapacitet të plotë. Me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë hapat që nuk kanë arritur të zbatohen në afatin shtesë janë si pasojë e mosfunksionimit dhe bllokadës në Kuvend”, u shpreh ai.

Zulfaj tha se mosrealizimi i këtyre reformave mund t’i kushtojë Kosovës dhjetëra milionë euro, ndërsa shuma përfundimtare do të përcaktohet nga Komisioni Evropian.

“Kostoja e përllogaritur e mosarritjes së realizimit në kohë të këtyre gjashtë hapave llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro. Vlera e saktë do të përcaktohet nga vlerësimi i Komisionit Evropian, varësisht nëse ai do t’i marrë parasysh edhe nënhapat që janë zbatuar. Ne do të paraqesim të gjitha argumentet dhe progresin e arritur gjatë procesit të vlerësimit”, shtoi Zulfaj./EO/

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë