
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka takuar mësimdhënësit e kësaj komune.
Ai ka thënë se takimi me kolegët mësimdhënës ishte një përjetim i veçantë.
“Takimi me kolegët mësimdhënës ishte një përjetim i veçantë.” – tha Idrizi.
Idrizi tha se pritja e tyre e ngrohtë i dha motivim të jashtëzakonshë dhe dëshmoi se çdo investim i bërë në arsim ka pasur vlerë të madhe.
“Pritja e tyre e ngrohtë më dha motivim të jashtëzakonshëm dhe më dëshmoi se çdo investim që kemi bërë në arsim ka pasur vlerë të madhe.
Para tyre u zotova se përkushtimi ynë për arsimin do të vazhdojë edhe në mandatin tonë të ri, sepse e ardhmja e fëmijëve tanë nis pikërisht nga shkolla.” – tha ai.
Postimi i plotë: