Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja s’ka afat për publikimin e plotë të aktgjykimit, deputetët vazhdojnë ‘pushimin’

02/10/2025 - 17:11
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja s’ka afat për publikimin e plotë të aktgjykimit, deputetët vazhdojnë ‘pushimin’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi nuk është konstituuar pasi që ende s’është zgjedhur nënkryetari nga radhët e deputetëve serbë; Deputetët duhet të votojnë; dhe, këta të fundit kanë kohë edhe 12 ditë ta konstituojnë parlamentin. Këto ishin vendimet e Gjykatës Kushtetuese rreth ngërçit të krijuar në parlament tash e sa muaj. Të njëjtat vendim erdhën si rezultat i aktgjykimit të tretë kësaj nga kjo gjykatë lidhur pikërisht me bllokadën institucionale, aktgjykim i cili ende s’është publikuar i plotë në Gazetën Zyrtare.

Përveç urdhrit ndaj deputetëve që të votojnë, dy pikat e tjera ishin ato që u vlerësuan me të rëndësishme.

E para ishte deklarimi se parlamenti pa zgjedhjen e të pesë nënkryetarëve nuk njihet si i konstituuar. Kësisoj, ky vendim i Kushtetueses hodhi poshtë deklarimet që erdhën nga pushteti për ditë e javë të tëra. Kjo pasi që, Vetëvendosja e shpalli këtë proces të përfunduar. Edhe pse një gjë e tillë u hodh poshtë nga njohës të fushës edhe para vendimit të Kushtetueses.

Pika e dytë ishte afatizimi që iu bë deputetëve për ta përfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit. Siç u cek më lartë, gjykata tha se deputetët kanë kohë edhe 12 ditë pas shpalljes së plotë të aktgjykimit.

Për këtë çështje, skena politike është ende në pritje. Përveç se akoma nuk është bërë publikimi i plotë i vendimit, nuk dihet as koha se kur mund të bëhet një gjë e tillë.

Lidhur me këtë, janë deklaruar edhe njohës të kësaj fushe.

Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, janë disa nga ta që kanë dhënë komentet e tyre.

Të dy ata kanë deklaruar se nuk ka afat specifik brenda të cilit mund të bëhet publik vendimi.

“Për sa i përket periudhës kohore në mes të njoftimit deri tek aktgjykimi nuk ka një afat specifik, se brenda sa ditësh duhet të publikohet’’, ka thënë Shala.

Njëjtë ka vlerësuar edhe se Bugaqku. Ky i fundit për REL ka deklaruar se Rregullorja e Punës së Kushtetueses nuk përcakton ndonjë afat apo limit kohor.

‘‘Duke marrë parasysh praktikën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse Rregullorja e Punës së Gjykatës Kushtetuese nuk përcakton ndonjë afat apo limit kohor se kur dhe brenda cilës periudhë duhet të publikohet njoftimi në Gazetën Zyrtare, praktika e deritanishme e jurisprudencës së Gjykatës ka pasur raste kur, brenda pesë ose deri në shtatë ditë, i ka marrë kohë Gjykatës që të publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare dhe në faqen e saj zyrtare’’, ka thënë ai.

Ndryshe, aktgjykimi i dytë i Kushtetueses i cili u dha si njoftim me 8 gusht, si i plotë u publikua pas 10 ditësh, më saktë me 18 gusht. Ndërsa deputetët të cilët ende janë nën masën kufizuese të gjykatës, seancën e fundit e kanë mbajtur me 30 gusht. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro
06/07/2026 - 10:06

Një grua është ndaluar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), pasi gjatë kontrollit të valixhes së saj janë gjetur dhe konfiskuar municion dhe pajisje...

Më shumëDetails

Pesë vite nga vdekja e Blerim Zhabarit, ish ushtar i UÇK-së dhe bashkëthemelues i Gazetës Online Veriu info

Pesë vite nga vdekja e Blerim Zhabarit, ish ushtar i UÇK-së dhe bashkëthemelues i Gazetës Online Veriu info
06/07/2026 - 09:56

6 korriku i vitit 2021 ishte ditë e dhimbshme për familjen Zhabari, por jo vetëm, ishte dhimbje për të gjithë ata që njohën Blerim Zhabarin, një njeri dhe...

Më shumëDetails

Maqedonci: Në vitin 2029, Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së, janë ndër më të motivuarit nga të gjitha ushtritë – e thonë edhe të tjerët
06/07/2026 - 09:38

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të arrijë kapacitetet e plota operacionale në vitin 2029, kur sipas tij...

Më shumëDetails

Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
06/07/2026 - 09:19

Njësitet e Stacionit Policor ‘Veriu’ në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për...

Më shumëDetails

Tragjike, 46-vjeçarja në Shtime dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë me gjithë shtyllat metalike, humb jetën

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
06/07/2026 - 09:01

Mbrëmë rreth orës 18:50, policia ka pranuar një informatë se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “12 Qershori” në Shtime. Zëdhënësi...

Më shumëDetails

Protesta për çlirimtarët në Kroaci, Gucati: Shtetet evropiane mos ta financojnë Gjykatën Speciale

Gucati: Dëshmia e Hill-it tregoi të vërtetën për UÇK-në – Wesley Clark, “bom’ba” e radhës për Specialen
06/07/2026 - 08:50

Shqiptarë të shumtë u mblodhën të dielën në Zarë të Kroacisë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në emisionin “Ora Shtatë”, kreu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nisma për nënshkrime kundër Abdixhikut nuk po gjenë mbështetje të mjaftueshme

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë