Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Jeton Koca shpjegon arsyet e dorëheqjes nga Prokuroria

16/03/2026 - 15:24
në Lajme
A A
“Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Jeton Koca shpjegon arsyet e dorëheqjes nga Prokuroria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokurori Jeton Koca ka folur pas dorëheqjes nga pozita e prokurorit të shtetit.

Ai, në një deklaratë për Betimin për Drejtësi, përmendi disa problematika që pretendon se bashkë me kolegë ka hasur gjatë ushtrimit të detyrës, siç janë marrja e lëndëve nëpër korridore apo rastet kur prokurorët shkojnë në sallën e gjykimit pa lëndë dhe atje u jepet lënda në prezencë palëve.

Prokurori i dorëhequr tha se pritjet e tij si prokuror nuk kanë qenë që të marrë lëndë nëpër korridore për të përfaqësuar.

“Unë jam prokuror i ri, mirëpo unë i kam 17 vite përvojë pune në institucionet e administratës publike, kam pas pozita profesionale dhe shumë pozita menaxheriale, dhe pritjet e mia nuk kanë qenë që unë të marr lëndë nëpër korridore dhe të shkoj të përfaqësoj në gjykata- e para”.

Prokurori tha se nuk duhet të bëhet praktikë marrja e lëndëve nëpër korridore dhe as nuk duhet të bëhet rregull përfaqësimi i lëndëve të kolegëve.

Ai shtoi se nuk ka vërejtje për Prokurorinë Themelore në Prishtinë pasi që nuk është vetëm problem i kësaj prokurorie. Tha se Këshilli Prokurorial duhet t’i mbështetë Prokuroritë në kërkesat që i kanë.

“E dyta nuk kam vërejtje absolut në Prokurorinë Themelore në Prishtinë sepse tek e fundit nuk është problemi te një Prokurori me zgjidh një problem të caktum si ky, mirëpo unë mendoj se menaxhmenti i lartë- në këtë rast Këshilli Prokurorial duhet me u fokusu me i mbështetë prokuroritë në kërkesat që i kanë dhe ky problemi i ngarkesës së lëndëve duhet me u zgjidh. Çka nënkupton kjo nuk është në rregull për një prokuror me marrë lëndë nëpër korridore dhe me përfaqësu lëndë të kolegëve, mund të jetë përjashtim kjo por jo rregull”, tha Koca.

Koca tha se sistemi duhet të punojë në drejtim të kthimit të besimit tek qytetarët.

“Dua ta them në njëfarë mënyre që unë mendoj se sistemi duhet të punojë më gjatë në këtë drejtim, me u përkushtu, m’u evitu këto gjana, me kriju, me kthy besimin te qytetarët”, u shpreh Koca.

Praktika e dhënies së lëndëve në korridor, sipas Kocës, është e shpeshtë. Për këtë çështje, ai u pyet në rast se e ka njoftuar kryeprokurorin.

“Nuk kam informata për ma shumë në këtë drejtim, mirëpo unë po flas se është si praktikë e shpeshtë dhe për më shumë ne flasim në të ardhmen”, tha ai.

Sipas tij, ka rast kur prokurori shkon në gjykatë pa lëndë dhe atje e merr lëndën në prezencë të palëve. E për mosadresimin e kësaj problematike, ai tha se kanë qenë prokurorë të rinj.

“Ki rast kur prokurori shkon në gjykatë me prezentu pa lëndë dhe atje e merr lëndën”, tha Koca.

Para se të bëhej prokuror, Jeton Koca kishte shërbyer si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbyesve Civilë, ndërsa ishte shkarkuar nga pozita në këtë këshill me votat e mazhorancës së udhëhequr nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës më 2021.

Gjykata Kushtetuese e kishte shfuqizuar këtë vendim si anti-kushtetues.

Koca ishte rikthyer në pozitë si kryetar i KPMShCK-së. Aty kishte shërbyer deri në përfundim të mandatit.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në takimin lamtumirës me Orav: BE t’i bëjë hapat e radhës në raport me Kosovën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim

Kurti në takimin lamtumirës me Orav: BE t’i bëjë hapat e radhës në raport me Kosovën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim
16/03/2026 - 16:08

Kryeministri Albin Kurti priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Zyra e Kryeministrit tha se “Kurti e falënderoi ambasadorin Orav...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav
16/03/2026 - 15:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Zyra e...

Më shumëDetails

Shuhet një degë e listës GUXO, rreshtohen me Vjosa Osmanin

Shuhet një degë e listës GUXO, rreshtohen me Vjosa Osmanin
16/03/2026 - 15:43

Koordinatori i partisë Guxo për diasporë, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se dega e kësaj partie në Belgjikë ka vendosur të pushojë aktivitetin politik. Sipas tij, ky vendim është...

Më shumëDetails

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë, zbrasin thesin me letra

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë, zbrasin thesin me letra
16/03/2026 - 15:07

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku te shkallët e hyrjes së këtij objekti ka hedhur letra me mbishkrime sikur  “mashtrimet e...

Më shumëDetails

Aksion policor në Prizren: Pesë të dyshuar për fajde – një i arrestuar, katër në kërkim

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
16/03/2026 - 14:49

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar ka goditur sot një grup kriminal në Prizren, i cili dyshohet se përmes fajdesë dhe dhunës...

Më shumëDetails

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit
16/03/2026 - 14:10

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se ftesat e kryeministrit Kurti për takim me opozitën janë lojëra të tij për të fajësuar opozitën për moszgjidhjen e presidentit. Deputetja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë