Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Qerkini, ka thënë se prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas tij, procedura ndodhet në fazën e shqyrtimit të mocioneve të mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, të cilat prokuroria nuk ka arritur t’i vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm.
Qerkini ka bërë të ditur hapat vendimtar.
“Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Procedura ndodhet në fazën e shqyrtimit të mocioneve të mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, të cilat prokuroria nuk ka arritur t’i provojë përtej dyshimit të arsyeshëm. Pas marrjes së vendimit lidhur me këto mocione, mbrojtja do të vendosë nëse do të thërrasë dëshmitarë dhe sa do të jetë numri i tyre. Vetëm pas administrimit të provave nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues do të tërhiqet për marrjen e aktgjykimit”, tha Qerkini për “Front Online”.