Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZRRE i jep licencë për tregti me energji kompanisë që e drejton vëllai i tij, shefi i stafit të Kurtit provon ta “qetësojë” situatën

10/07/2025 - 20:39
në Kryesore, Lajme
A A
ZRRE i jep licencë për tregti me energji kompanisë që e drejton vëllai i tij, shefi i stafit të Kurtit provon ta “qetësojë” situatën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka licencuar për tregti me energji elektrike kompaninë “Management & Development Associates L.L.C.”, që e drejton vëllai i Luan Dalipit – shef i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Vendimi ka nxitur reagime të shumta, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe favorizim të afërmve të pushtetit.

Vetë Dalipi ka reaguar duke i cilësuar akuzat si “trillime dhe insinuata dashakeqe të portaleve dhe politikanëve të opozitës”.

“Po tentojnë të barazojnë Qeverinë Kurti me qeveritë e kaluara të kapura nga korrupsioni. Por qytetarët e dinë dallimin. Nuk jemi njësoj”, ka deklaruar ai.

Dalipi shton se licencat për tregtim me energji nuk janë të kufizuara dhe çdo kompani që i plotëson kushtet mund të licencohet. Ai thekson se tregtia me energji zhvillohet në sektorin privat dhe nuk ka lidhje me përfitime nga ndonjë ndikim politik.

“Nuk ka asnjë detyrim që ndonjë biznes të blejë energji nga ndonjë kompani e caktuar. Sa më shumë operatorë, aq më shumë konkurrencë dhe çmim më i ulët për konsumatorin”, theksoi ai.

Dalipi tha se sulmet ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe ndërlidhen me pakënaqësinë e disa mediave për shkak të ndërprerjes së kontratave njëburimore që, sipas tij, kanë qenë burim i të ardhurave të dyshimta në qeveritë e kaluara.

Ai publikoi edhe statistika që pretendojnë se qeveria Kurti ka shpenzuar shumë më pak në kontrata për media, krahasuar me AAK-në, PDK-në dhe LDK-në.

Në fund, Dalipi përmendi edhe përvojën e tij profesionale në Departamentin Amerikan të Tregtisë dhe në vetë kompaninë MDA, duke shtuar se “historia e tij është ndërtuar mbi punë të ndershme dhe integritet”.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 08:42

Pas protestave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, sot duke nisur nga ora 18:00, do të mbahet protestë edhe në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Joseph: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk arrijnë konsensus, ngërçi parlamentar po e dëmton Kosovën

Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit
05/07/2026 - 08:25

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i...

Më shumëDetails

Prattipati: E dinim se do të ishit aleat dhe partner i SHBA – Kosova me të vërtetë është vendi më pro amerikan në botë

Prattipati: E dinim se do të ishit aleat dhe partner i SHBA – Kosova me të vërtetë është vendi më pro amerikan në botë
05/07/2026 - 08:12

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe miqësinë ndaj SHBA-së, duke deklaruar se...

Më shumëDetails

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
05/07/2026 - 07:59

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, ku vërehet një situatë përgjithësisht e qetë...

Më shumëDetails

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, fluks minimal në pikat kufitare

Ndalohen në Jarinjë dy persona me pasaporta ruse, dyshohet se kanë ardhur përmes rrugëve ilegale
04/07/2026 - 22:26

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, ku vërehet një situatë përgjithësisht e qetë...

Më shumëDetails

Pamjet me dron/ Tirana e mbushur nga diaspora, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Pamjet me dron/ Tirana e mbushur nga diaspora, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
04/07/2026 - 21:45

Pamjet me dron nga protesta e zhvilluar në Tiranë kanë treguar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, përfshirë edhe persona të ardhur nga diaspora, të cilët janë bashkuar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë