Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

26/02/2025 - 19:46
në Ekonomi, Lajme
A A
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina raportohet se janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ukraina ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të rralla të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës.

Ndërsa, Kosova ka sasi të madhe të plumbit, zinkut edhe feronikelit, kështu ka thënë Zarife Bajraktari – Gashi, profesoreshë universitare e departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, dhe se sipas saj, janë shumë të rëndësishme në industri.

Ajo ka theksuar se plumbi do të përdoret me të madhe tek pjesa e motorëve pasi është i lehtë ka një rezistueshmëri shumë specifike dhe në anën tjetër e mbron korrozionin domethënë përdoret tek pjesa e motorëve me teknologjitë e reja.

“Sa i përket Feronikelit që e kemi në Drenas është një ferolegurë që është hekur metal me ngjyrë të zezë, e cila ka karakteristikë shumë të veçantë për shkak se përdoret te çeliku”, ka thënë ajo në emisionin FIVE të RTV Dukagjini.

Ajo ka theksuar se plumbi dhe zinku më tepër është i shtrirë në pjesën e Shalës një pjesë të Vushtrrisë, Podujevë dhe pjesa tjetër me krom në territorin e Gjakovës.

“Thuajse krejt rrafsh i Kosovës është me pasuri”, ka deklaruar Bajraktari – Gashi.

Ajo ka thënë se vendit i duhet vetëm një shkritore, pasi sipas saj, nuk mungon asgjë tjetër.

“Me anë të saj të të hapen vende të reja punës dhe të rritet numri i të punësuarve. Qëllimi dhe shqetësimi më i madh është numri i të diplomuarve. Është mundësi e pakët që të kenë punësim. Deri tash Ferronikeli ka qenë duke prodhuar. Faktikisht në vitin 2021 është privatizuar. Për momentin janë duke u përgatitur të marrin një teknologji të avancuar, shpresoj të fillojë shpejt. Aty kemi disa studentë që realizojnë praktikën dhe punësohen, po ashtu edhe te Trepça. Po shpresojmë një të ardhëm më të mirë për zhvillim të metalurgjisë së Kosovës edhe këto resurse që i kemi t’i shfrytëzojmë për të mirën e vendit”, ka deklaruar ajo. /Dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Shefi i Forcave të Armatosura të Çekisë thotë se vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjithë ndihmën ushtarake që mundi

Shefi i Forcave të Armatosura të Çekisë thotë se vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjithë ndihmën ushtarake që mundi
20/03/2026 - 18:33

Zgjidh gjuhën sq Albanian Shefi i Forcave të Armatosura të Çekisë thotë se vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjithë ndihmën ushtarake që mundi Viber Icon INDEKSONLINEE...

Më shumëDetails

Analiza e CNN: Pse Irani i dobësuar po synon zgjatjen e luftës me Amerikën?

Analiza e CNN: Pse Irani i dobësuar po synon zgjatjen e luftës me Amerikën?
20/03/2026 - 18:07

Edhe pse Irani përballet me kërcënimin më të madh ndaj regjimit të tij deri më tani, ai po sinjalizon një gatishmëri për të zgjatur konfliktin e tij me...

Më shumëDetails

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH, flitet për dialogun e anëtarësimin në NATO

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH, flitet për dialogun e anëtarësimin në NATO
20/03/2026 - 17:31

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Martin Vulaj, kanë qëndruar sot për një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kanë biseduar për rreth dy...

Më shumëDetails

Serbia ndez “alarmin raketor”

Serbia ndez “alarmin raketor”
20/03/2026 - 16:54

Serbia ka futur raketat kineze në arsenalin e saj dhe Ballkani nuk është më i njëjtë. Me aftësi ajër-tokë dhe rreze prej qindra kilometrash, këto armë e vendosin...

Më shumëDetails

Përgjigja pa doreza e Trump në prani të kryeministres japoneze për Iranin – “Pse japonezët s’treguan kur sulmuan Pearl Harbour”

Përgjigja pa doreza e Trump në prani të kryeministres japoneze për Iranin – “Pse japonezët s’treguan kur sulmuan Pearl Harbour”
20/03/2026 - 16:48

Një moment kyç i vizitës zyrtare të kryeministres japoneze Sanae Takaichi në SHBA ishte komenti i Presidentit Donald Trump mbi një pjesë të historisë së përbashkët, ajo e...

Më shumëDetails

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën
20/03/2026 - 16:33

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar se Teherani mund të planifikojë sulme në vende civile në të gjithë botën. “Që tani e tutje, bazuar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë