Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Profesori Festim Kutllovci njofton se Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Armend Mujës ndaj tij sa ishte në bord të KPMM-së

29/05/2025 - 16:46
në Kryesore, Lajme
A A
Profesori Festim Kutllovci njofton se Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Armend Mujës ndaj tij sa ishte në bord të KPMM-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori mitrovicas, Festim Kutllovci, ka bërë të ditur se ka pranuar njoftimin zyrtar nga Prokuroria Speciale se është hedhur poshtë kallëzimi penal ndaj tij që ishte bërë nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ky kallëzim penal ishte bërë me pretendimet e deputetit Muja për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë kohës sa profesori Kutllovci ishte pjesë e bordit të KPMM-së.

“Në këtë kallëzim të pabazuar, emri im dhe gjithë bordit të KPMM-es si dhe drejtorit të KPMM-es u përmend lidhur me gjoja keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa kemi qenë në Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).” – shkruan Kutllovci.

Ai ka thënë se sot u vërtetua se pretendimet e deputetit Armend Muja ishin shpifje dhe pretendime të pabazuara.

Kutllovci ka paralajmëruar për shqyrtimin e kallëzimit penal ndaj Armend Mujës për dëmtim të reputacionit profesional dhe personal.

Njoftimi i profesorit Festim Kutllovci:

Deklaratë publike – E vërteta del në shesh

Të nderuar qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë,

Sot, pas një procesi të gjatë dhe të ngarkuar emocionalisht për mua dhe familjen time, kam pranuar njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes së cilës është hedhur poshtë kallëzimi penal ndaj meje, i bërë publikisht vite më parë nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Armend Muja.

Në këtë kallëzim të pabazuar, emri im dhe gjithë bordit të KPMM-es si dhe drejtorit të KPMM-es u përmend lidhur me gjoja keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa kemi qenë në Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Në thelb të akuzës ishin pretendime absurde dhe të pavërtetuara, sikur përmes një vendimi “të paligjshëm” t’i ishin dhënë zonat me interes të Ndërmarrjes “Trepça” një investitori privat, përkatësisht rezervat minerale të plumbit dhe zinkut në Zjaqë, Vllahi dhe Gumnishtë – të cilat z. Muja i përshkruante me një vlerë hipotetike prej 1 miliardë eurosh.

Sot, drejtësia vërtetoi se ato ishin shpifje të rënda dhe pretendime tërësisht të pabazuara, të cilat nuk qëndrojnë as në fakte, as në ligj, e as në realitet.

Deputetë si z. Armend Muja, të cilët zgjedhin të ndërtojnë karrierën politike jo mbi parime, ide dhe integritet, por mbi shpifje, skandale të fabrikuara dhe manipulim publik, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe as së ardhmes së Kosovës. Përkundrazi, ata e dëmtojnë seriozisht besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit dhe e përdhosin moralin publik në emër të përfitimeve politike personale.

E kam thënë dhe do ta përsëris: besimi im në institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës ka qenë i plotë. Kam pritur me durim e besim që e vërteta të dalë në pah, dhe sot ajo foli qartë.

Falënderoj nga zemra familjen time për përkrahjen e palëkundur dhe përballimin me dinjitet të kësaj periudhe të vështirë.

Duke qenë se dëmi i shkaktuar ndaj meje dhe imazhit tim publik është real dhe i matshëm, në konsultim me avokatin tim do të shqyrtoj ngritjen e një kallëzimi penal për shpifje dhe dëmtim të reputacionit tim profesional dhe personal.

Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe për përfaqësues që udhëhiqen nga përgjegjësia, jo për politikanë që ndërtojnë “kredibilitetin” e tyre mbi baltë dhe mashtrime.

Zëri i shpifësit është i zhurmshëm, por zëri i së vërtetës është i pathyeshëm.

Me respekt,
Prof. asoc. dr. Festim Kutllovci

JU REKOMANDOJMË

Mbledhja e Kryesisë së PDK-së, Çitaku: PDK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
26/03/2026 - 16:48

Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovësp pas mbledhejs së kryesisë së kësaj partie për të diskutuar rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep Vetëvendosjes edhe 34...

Më shumëDetails

Dardan Krasniqi: Opozita duhej të propozonte Ramush Haradinaj për president, për t’ia shlyer një borxh

Dardan Krasniqi: Opozita duhej të propozonte Ramush Haradinaj për president, për t’ia shlyer një borxh
26/03/2026 - 16:38

Në emisionin Kosova Live, Dardan Krasniqi – ish kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dikur m anëtar i Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar vendimin e...

Më shumëDetails

“Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes

“Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes
26/03/2026 - 16:06

Udhëheqësi i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, u ka bërë thirrje tifozëve të Kosovës që të kenë kujdes në Bratislavë, disa orë para ndeshjes me Sllovakinë. Megjithëse ka thënë...

Më shumëDetails

Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV’së: Të na falënderojë publikisht për bashkëpunimin korrekt

Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV’së: Të na falënderojë publikisht për bashkëpunimin korrekt
26/03/2026 - 15:57

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është deklaruar sërish lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, dhe, mundësive të presidentes Vjosa...

Më shumëDetails

Dyshimet për manipulime me njehsorë, Bajqinovci thotë se KEDS i ka vendosur në vitet 2014-17, por fajëson Qeverinë Mustafa

Bajqinovci ironizon me LDK-në: “Rruga e Re” pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë
26/03/2026 - 15:51

Ditën e djeshme, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë një konferencë për media ka thënë se njehsoret elektrike e matin kohën gabim, duke shtuar se ka...

Më shumëDetails

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
26/03/2026 - 15:41

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë për të gjetur një zgjidhje sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë