Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Projektbuxheti për vitin 2025: Opozita ka një “mal” vërejtjesh, thotë se s’ka projeksion zhvillimor

11/11/2024 - 08:23
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Projektbuxheti për vitin 2025: Opozita ka një “mal” vërejtjesh, thotë se s’ka projeksion zhvillimor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me 11 nëntor 2024 do të hidhet në votim\ buxheti për vitin 2025. Sipas parashikimeve, buxheti për vitin e ardhshwm pritet të jetë rreth 3.6 miliard euro, por përkundër shumës së madhe të buxhetit, partitë opozitare në vend kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër votimit të këtij buxheti, duke dhënë arsyet dhe vërejtjet e tyre.

PDK, LDK dhe AAK, nuk do e votojnë buxhetin për vitin 2025, por përkundër saj partia në pushtet, shprehet e bindur se e kanë shumicën parlamentare prej 61 votave, për ta kaluar këtë projektligj. Kështu të paktën ka deklaruar javën që shkoj, shefja e Grupit Parlamentar e VV-së, Mimoza Kusari Lila.

“Ne e kemi shumicën parlamentare siç e keni parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera, ndërsa për opozitën s’kam çka të them, kanë përcaktuar dhe vendosur në një rrugë tjetër. Është çështje e vendimmarrjes së tyre”, tha Kusari Lila.

Por ndryshe nga kjo mendon opozita dhe njohësit e ekonomisë. Ata përveç se janë kundër këtij buxheti, shprehin edhe dyshimet dhe arsyet e tyre.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, për FrontOnline, ka folur për projektbuxhetin e vitit 2025 që është propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Lekaj, potencon se ky projekt buxhet, nuk përfaqëson premtimet e Qeverisë Kurti dhe nuk përfaqëson sipas tij as kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

‘’Buxheti 2025 është buxhet që nuk përfaqëson premtimet e Qeverisë Kurti dhe nuk përfaqëson as kërkesat dhe nevojat e drejta të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për vitin 2025’’ thotë ai.

Po ashtu, Lekaj, ka dhënë shtatë arsye që sipas tij ky buxhet nuk është që përmbushë pritjet dhe kërkesat e qytetarëve.

‘’Ky Buxheti i propozuar ka lënë punonjësit e sektorit publik jashtë rritjes së koeficientit të merituar, nuk përfshin sigurimet shëndetësore, i ka lënë punonjësit e sektorit privat me 320 euro pagë dhe veteranët e UÇK-së me 204 euro beneficion, nuk përfshin projektet dhe kërkesat buxhetore të komunave, është buxhet me direktiva të partisë dhe jo i planifikuar për të ardhmen e vendit, nuk përfshin pensionimin e parakohshëm të policisë, është buxhet i një paqe sociale dhe jo i zhvillimit ekonomik, etj’’ thotë ai.

Për Lekajn, kjo Qeveri këtë projekt buxhet e ka bërë për demagogji e fushatë elektorale.

‘’Qeveria Kurti këtë Projekt-buxhet e ka bërë për demagogji e fushatë elektorale dhe jo për ta zhvilluar vendin dhe për ta rritur mirëqenien e qytetarëve të Kosovës’’ tha ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, për FrontOnline, potencon se buxheti për vitin 2025, është shkurt pamës dhe nuk sheh prespektivë të zhvillimit të vendit.

”Është shkurt pamës si buxhet dhe nuk shohim perspektiva të zhvillimit të Kosovës. Nuk më duket se duhet me pas ndonjë ndryshim nga buxhetet e kaluara. Për shkak të disa obligimeve nuk e kam parë si do të jetë ndarja’’ thotë ai.

Humolli shprehet se nuk do e votoj këtë buxhet, pa u zgjidhë disa probleme sipas tij.

‘’Unë nuk mundem me votu asnjë projektligj që sjellë Qeveria aktuale, pa e zgjidhë problemin e veteranëve të luftës edhe sigurimit shëndetësor për institucionet e sigurisë së vendit, gjitha të tjerat për mua janë hajgare. Nuk çojnë peshë asgjë’’ thotë ai.

Deputeti i pavarur, thotë se institucionet po e godasin FSK-Në, Policinë dhe kategoritë e dala nga lufta dhe për këtë nuk pranon të votoj asgjë.

Ish-ministri i financave, Haki Shatri, projekt buxhetin e propozuar për votim nga Qeveria e Kosovës për vitin 2025 e sheh si buxhet pasiv dhe me një rritje të vogël.

”Ky buxhet është si projeksion, të hyrat që i kanë paraparë 270 milionw më shumë se në vitin 2024. Buxheti i këtij viti, ka qenë shumë më i vogël, ka qenë 3 miliard e 280 milion dhe kjo rritje 280 milion, praktikisht nuk e praktikon mundësinë reale të rritjes së buxheti’’ thotë ai.

Shatri, pretendon se të hyrat e buxhetit do të ishin shumë më të mëdha nëse do të ishte luftuar më mirë me evazionin fiskal, informalitetin dhe korrupsionin.

‘’Të hyrat kanë mundur të ishin shumë më të mëdha nëse ishte punuar më mirë, me evazionin fiskal, informalitetit dhe korrupsionit. Mendoj se buxheti kishte mundur të ishte me këto korrigjimi, kishte mundur të ishte në 3 miliard e 800 milion euro’’ tha ai.

Ish-ministri i ekonomisë, potencon se buxheti i propozuar për votim të hënën është buxhet i që nuk paraqet ndonjë kapacitet financiar.

‘’Ky është buxhet i nënçmuar dhe nuk paraqet ndonjë kapacitet financiar i cili garanton rritje të mirëqenies dhe rritje të zhvillimit ekonomik. Është thjeshtë një lëvizje e rëndomtë e numrave, rritje e paktë dhe me atë dinamik janë rrite edhe të hyrat. Është shumë pasiv si buxhet’’ pohoj Shatri.

Kryetari i Lidhjes Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, për FrontOnline tha se kërkesë e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, është që të ketë më shumë projekte konkrete kapitale dhe se sipas tij, ky buxhet nuk mund të quhet zhvillimor kur shihet se pjesa dërmuese e orientimeve buxhetore do të jetë në politikë sociale

Dreshaj tha se Projektbuxheti i vitit 2025 ka disa të meta, ndërsa, siç thekson ai, i njëjti duhet të pasurohet para se të kalojë në lexim të dytë.

‘’Nëse e sheh te shpenzimet kapitale, shohim një shumë më të madhe se sa viti paraprak mirëpo, çështja dhe pikëpyetja që po vie duke parë praktiken e këtyre tri viteve të fundit është se sa po shpenzohen ato mjete të parapara për investime kapitale. Në këtë rast, nëse e marrim këtë vit, jemi në nëntor dhe ende nuk e ka arritur 50% e shpenzimeve të cilat kanë qenë të parapara’’ u shpreh Dreshaj.

Ai i tha se në vitet e kaluara realizimi i ulët i investimeve kapitale, ka lënë pa punë shumë kompani.

‘’Kështu që kërkesa jonë është që ajo shumë që është e paraparë në buxhet të shtetit të shpenzohet e të fillohet me procedura sa më herët që është e mundur se edhe procedurat e prokurimit marrin kohë. Kërkesa jonë është që të ketë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e brutoproduktit vendor”, tha Dreshaj.

‘’Kemi kërkuar dhe kërkojmë me shume mbështetjen per prodhimin vendore, promovimin e prodhimeve vendore’’ shtoj ai.

Ai tutje theksoi se në projektbuxhet shihet se rritja ekonomike planifikohet të vije nga konsumi publik e privat, remitenca dhe rimëkëmbja ekonomike. Por sipas tij, këto planifikime, nuk mund të jenë të sigurta.

JU REKOMANDOJMË

Mes dy mijë shkencëtarëve, kosovarja del më e mira – Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca planetare

Mes dy mijë shkencëtarëve, kosovarja del më e mira – Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca planetare
21/03/2026 - 02:17

Në Houston, Teksas, ku mbahet konferenca më e madhe në botë për shkencat planetare 'Lunnar and planetar science conference', këtë vit spikati një emër nga Kosova. Shkencëtarja e...

Më shumëDetails

“Ai është programi më i degjeneruar”, Hoxhë Fatmir Latifaj kritikon Big Brother

“Ai është programi më i degjeneruar”, Hoxhë Fatmir Latifaj kritikon Big Brother
21/03/2026 - 02:12

Hoxhë Fatmir Latifaj në emisionin “Adresa” ka komentuar programin televiziv Big Brother. Ai tha se Big Brother është programi më i degjeneruar televiziv. “Nuk bon me shiku Big...

Më shumëDetails

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
21/03/2026 - 02:08

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë për ata që punojnë me orar të plotë do të duhej të ishte 425 euro, ka ende punëtorë që...

Më shumëDetails

Analistët: Dialogu ndikoi në përplasjen mes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
20/03/2026 - 22:53

Analistët politikë vlerësojnë se edhe çështja e dialogut ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet Vjosa Osmanit e Albin Kurtit. Ndërkohë, raporti i ri për zgjerim i Parlamentit...

Më shumëDetails

“Shkatërruam gjithçka”, Trump optimist: E kemi fituar luftën me Iranin

Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë luftën kur SHBA të jetë gati
20/03/2026 - 22:38

Presidenti Donald Trump deklaroi sot se beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë “fituar” luftën me Iran. Duke folur për mediat ndërsa largohej nga Shtëpia e...

Më shumëDetails

Trump: Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për bazat ‘shumë i vonuar’

Trump: Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për bazat ‘shumë i vonuar’
20/03/2026 - 22:30

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se veprimi i Mbretërisë së Bashkuar për përdorimin e bazave të saj ka qenë një “përgjigje shumë e vonuar”. Duke folur jashtë Shtëpisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    280 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë