Në intervistën për Kryeprokuror të Shtetit që u zhvillua sot, më 01.07.2026, prokurori Naim Abazi u vlerësua me 89 pikë.
Abazi është prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe gjatë intervistës tha se i plotëson kriteret për të qenë Kryeprokuror i Shtetit.
Ai tha se prokurorët në ditët e sotme janë të ngarkuar deri në 500 lëndë, andaj mendon se duhet të ketë menaxhim efikas të këtyre lëndëve.
“Është edhe ngritja e cilësisë së aktakuzave dhe hetimeve, sidomos te veprat penale që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe të tjera të rënda… Mendoj që në disa raste prokurorët kanë nevojë të kenë specializime të veçanta në fusha të caktuara. Në situatat e tilla nuk është bërë asnjëherë mjaftueshëm në sekuestrimin e pasurisë e cila është përfituar me vepër penale.” – tha Abazi gjatë intervistës.
Sipas Abazit, “Kryeprokurori i mirë duhet të ketë prokurorë të mirë”, por kjo tha se nuk do të thotë që prokurorët të mbrohen edhe kur janë gabim, transmeton Kallxo.
Intervistën e plotë të Abazit mund ta ndiqni në linkun në vazhdim.














