Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokurori thotë se u vërtetua fajësia e tre zyrtarëve të Obiliqit, akuzohen se lëshuan kundërligjshëm leje për ndërtimin e fabrikës së mobilieve “Berto” të vëllezërve Krasniqi

21/07/2025 - 17:59
në Kryesore, Lajme
A A
Foto: Blerim Krasniqi, Bashkim Krasniqi dhe Bekim Krasniqi - pronarët e "Berto" Sh.P.K.

Foto: Blerim Krasniqi, Bashkim Krasniqi dhe Bekim Krasniqi - pronarët e "Berto" Sh.P.K.

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën në fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj zyrtarëve të Komunës se Obiliqit: Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi, të cilët po akuzohen për korrupsion, prokurori Besnik Jakupi kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë, ndërkaq mbrojtja aktgjykim lirues.

Në këtë rast, Merita Simnica si shefe në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit, Burim Gërguri si kryesues i Kuvendit Komunal të Obiliqit dhe Ibrahim Krasniqi si inspektor i ndërtimit në këtë komunë, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, fjalën përfundimtare e dorëzoi me shkrim prokurori Jakupi, të cilën më pas e elaboroi para gjykatës.

Jakupi tha se edhe pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria mbetet në tërësi pranë aktakuzës, duke konsideruar se me rastin e administrimit të provave, pa mëdyshje u vërtetua se në veprimet e të pandehurve janë manifestuar elementet e veprës penale.

Sipas prokurorit, gjendja faktike u vërtetua nga të gjitha provat personale dhe materiale. Andaj, kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Në anën tjetër, edhe mbrojtësi të akuzuarës Merita Simnica, avokati Skender Musa e dorëzoi fjalën përfundimtare me shkrim, duke shtuar se gjatë këtij procesi u vërtetua se e mbrojtura e tij nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

“Madje edhe pretendimi i prokurorit në fjalën përfundimtare në faqen e dytë se e njëjta ka kryer veprën penale sepse nuk e ka zbatuar vendimin e ministrisë, është në tërësi e paqenë, për shkak se vendimet e Qeverisë i zbaton kryetari i Kuvendit apo drejtori i Departamentit dhe jo zyrtari apo shefi i Divizionit”, tha Musa.

Ai tha se për të njëjtat detyra të punës, madje edhe si menaxher, është liruar nga Gjykata e Apelit drejtori i të mbrojturës së tij.

“Është e pamundur që Merita të kryejë vepër penale ndërsa drejtori i saj të lirohet nga akuza”, tha Musa.

Avokati propozoi që e mbrojtura e tij të shpallet e pafajshme, me arsyetmin se nuk ka asnjë provë se e njëjta e ka kryer veprën penale dhe se gjithashtu me dispozita ligjore nuk janë plotësuar kushtet për elemente të kryerjes së veprës penale.

Kurse mbrojtësi i Burim Gërgurit, avokati Rrezon Hoxha tha se në bazë të provave të adminsitruara personale gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është provuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Avokati tha se i mbrojturi i tij ka kryer vetëm detyrën zyrtare dhe ka vepruar në kuadër të autorizimeve të tij.

Hoxha konsideron se nuk janë përmbushur as elementet e veçanta dhe ato të përgjithshme të veprës penale, për të cilën akuzohet i mbrojturi i tij. Andaj, në mungesë të provave kërkoi që të shpallet i pafajshëm.

Në anën tjetër, avokatja Donjeta Leka, mbrojtëse e Ibrahim Krasniqit, tha se gjatë këtij procesi gjyqësor janë mbajtur një sërë seancash gjyqësore për të vërtetuar gjendjen faktike në aktakuzë.

“… në të cilën nuk është arritur që të vërtetohet gjendja faktike në tërësi, nuk ka asnjë fakt apo provë të vetme të dëshmojë se i mbrojturi im të ketë kryer veprën penale”, tha Leka.

Sipas saj, Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë se i mbrojturi i saj ka pasur ndonjë përfitim pasuror, i cili element, sipas saj e rrëzon thelbin e aktakuzës. Andaj, i propozoi gjykatës të marrë aktgjykim lirues.

Ndryshe, me të njëjtën aktakuzë për këtë vepër penale (keqpërdorim i detyrës zyrtare) ngarkohej edhe Arben Berisha, si drejtor në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit.

I njëjti pasi kishte pranuar fajësinë në seancën fillestare të 15 shkurtit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me 3 mijë e 600 euro gjobë.

Ndryshe, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Merrushe Llugiqi, më 30 shtator 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj, Arben Berishës, Merita Simnicës, Burim Gërgurit dhe Ibrahim Krasniqi. Të katër këta të akuzuar, nga Prokuroria ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Arben Berisha si drejtor në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit dhe Merita Simninca- shefe në këtë Drejtori, me qëllim që t’i sjellin çfarëdo dobie pasurore vetes apo tjetrit, në këtë rast Blerim Krasniqit- pronar i fabrikës së mobileve “Berto”, kishin keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit e kishin bërë një gjë të tillë pasi kishin lëshuar leje ndërtimore më 3 prill 2019 për ndërtimin e fabrikës së mobilieve “Berto”, në kundërshtim me udhëzimin administrativ nr.41/2006 dhe Ligjit për tokën bujqësore. Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë qenë në dijeni se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e kishte refuzuar kërkesën e Blerim Krasniqit për ndërrimin e destinimit të tokës në fjalë nga bujqësore në jobujqësore.

Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Burim Gërguri po akuzohet se edhe pse kishte qenë në dijeni për vendimin e lartcekur të Ministrisë së Bujqësisë, më 26 dhjetor 2018 kishte nënshkruar një vendim me të cilin e kishte aprovuar kërkesën e Blerim Krasniqit për ndërrimin e destinimit të tokës nga bujqësore në jobujqësore, vendim i cili sipas Prokurorisë ishte nxjerrë në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore, udhëzimin administrativ nr.41/2006 dhe në kundërshtim me planin zhvillimor komunal dhe urban 2009-2020 të Komunës së Obiliqit.

Kurse, Ibrahim Krasniqi po akuzohet se në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Obiliqit, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare gjatë viteve 2017 dhe 2018, ashtu që nuk ka ndërmarrë masat e duhura në pajtim me autorizimet e tij ligjore për ndërprerje të punimeve pa leje ndërtimi të bizneseve “SB Construction”, “Beni-1” dhe “Berto”.

Sipas aktakuzës, Krasniqi nuk i kishte ndaluar punimet në tri objekte të bizneseve të lartcekura, ashtu që të njëjtave ua kishte mundësuar përfundimin e punimeve pa u pajisur me leje ndërtimore./BetimipërDrejtësi

Veriu.info ka raportuar se kompania “Berto” Sh.P.K. është në pronësi të vëllezërve: Blerim Krasniqi, Bashkim Krasniqi dhe Bekim Krasniqi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Beogradi synon identifikimin e policëve të Kosovës që arrestuan zyrtarin serb për ofendim të UÇK-së
Kryesore

Beogradi synon identifikimin e policëve të Kosovës që arrestuan zyrtarin serb për ofendim të UÇK-së

21/07/2025 - 20:40
Kurti premtoi, autostrada e Gjilanit s’u bë
Lajme

Kurti premtoi, autostrada e Gjilanit s’u bë

21/07/2025 - 20:38
Edhe mediat angleze shkruajnë për protestën e Arianit Kocit
Lajme

Edhe mediat angleze shkruajnë për protestën e Arianit Kocit

21/07/2025 - 20:09
Kica-Xhelili ironizon me VV për ChatGPT: Pyeteni se çfarë bëjnë populistët kur janë në krizë morale
Lajme

Kica-Xhelili ironizon me VV për ChatGPT: Pyeteni se çfarë bëjnë populistët kur janë në krizë morale

21/07/2025 - 19:58
Rama: Do të konfiskohen të gjithë godinat dhe do t’i kalojnë shtetit  – A duhet të praktikohet ky model edhe në Kosovë?
Lajme

Rama: Do të konfiskohen të gjithë godinat dhe do t’i kalojnë shtetit – A duhet të praktikohet ky model edhe në Kosovë?

21/07/2025 - 19:57
Trump vendos tarifë prej 250 dollarësh për turistët, u rikthehen paratë nëse nuk thyejnë ligjin
Lajme

Trump vendos tarifë prej 250 dollarësh për turistët, u rikthehen paratë nëse nuk thyejnë ligjin

21/07/2025 - 19:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punëtori nga Skenderaj që vdiq në Gjakovë bënte çdo ditë ka 100 km për në punë

    Punëtori nga Skenderaj që vdiq në Gjakovë bënte çdo ditë ka 100 km për në punë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është biznesmeni Xheladin Pozhegu, i arrestuari për rastin e vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë dy punëtorët që vdiqën pasi ranë nga lartësia në vendin e punës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Koci paralajmëron befasi para Kuvendit: “Situata tash ka eskaluar”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë