Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon t’iu vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit

28/08/2025 - 13:35
në Lajme
A A
Prokuroria kërkon t’iu vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) t’iu vazhdohet masa e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Për tre të akuzuarit, Prokuroria kërkesat i ka bërë ndaras dhe i ka dorëzuar më 26 gusht 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria thotë se për Veselin, Selimin dhe Krasniqin nuk ka asnjë zhvillim që nga vendimi i fundit për vazhdimin e paraburgimit, që do të mbështesnin ndërrimin e kësaj mase.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer krime brenda juridiksionit të DhSK-së, konkretisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria thotë se ka mjaftueshëm mundësi reale që Veseli, Selimi dhe Krasniqi të arratisen. Këtë, Prokuroria e argumenton duke përmendur dijeninë e të akuzuarve për akuzat e renda të konfirmuara ndaj tyre dhe dënimin e mundshëm që mund të rezultojë nga ato. Veç kësaj, thuhet se ata kanë njohuri edhe për provat lidhur me këto krime.

Përveç kësaj, Prokuroria pretendon se tre të akuzuarit ka rrezik që të pengojnë procedurat dhe përfundimi i çështjes së Prokurorisë nuk e eliminon këtë rrezik për shkak se ekziston rreziku që dëshmitarët të pengohen edhe pas dhënies së dëshmisë së tyre.

Prokuroria përmend vlerësimet e gjykatës, duke shtuar se rreziku i ndërhyrjes përfshinë çdo përpjekje për t’u hakmarrë ndaj dëshmitarëve që kanë dëshmuar në këto procedura, përpjekje për të nxitur tërheqjen e dëshmive dhe përpjeke për të ndërhyrë në dëshmitarë në procedura paralele.

Sipas Prokurorisë, lirimi i njërit nga të akuzuarit nuk do të ishte në përputhje me mbrojtjen efektive të dëshmitarëve.

Prokuroria thotë se në Kosovë vazhdon klima e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedura penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së.

Ata i referohen edhe një konstatimi të Gjykatës në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku është thënë se mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë çështje aktuale në Kosovë.

Prokuroria thekson se në këtë gjykim iu dha peshë dëshmisë së ekspertit Robert Reid, i cili kishte deklaruar se mbi 20 vite në këtë fushë, nuk kishte parë frikësim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë.

Klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë ishte konstatuar edhe në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, sipas Prokurorisë.

“Kjo klimë frikësimi vazhdon të jetë e pranishme, siç u vërejt nga Kolegji gjykues në çështjen Shala dhe siç shihet në raportimet mediatike, përfshirë edhe pas dëshmive. Natyrë provokuese dhe personale e sulmeve, si dhe komentet që ato nxisin, mund të rrezikojnë privatësinë, mirëqenien dhe sigurinë e dëshmitarëve të ardhshëm dhe/ose të kaluar”, thuhet në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit.

Madje, tek kërkesa për Krasniqin, Prokuroria i referohet sërish postimit të të akuzuarit që e kishte bërë më 2020-ën, në të cilin kinse kishte folur për ‘bashkëpunëtorët’ si dhe deklaratat publike, ku kishte kritikuar DhSK-në.

Përveç kësaj, për tre të akuzuarit thuhet se ekziston rreziku i kryerjes së krimeve të tjera.

Si rrjedhojë, Prokuroria thotë se asnjë masë për lirimin me kusht nuk mund të zbusë mjaftueshëm rreziqet ekzistuese si dhe vazhdimi i paraburgimit mbetet proporcional dhe i arsyeshëm.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

JU REKOMANDOJMË

Emilja Rexhepi flet pas takimit me Kurtin, tregon se çka biseduan
Lajme

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Emilija Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres

28/08/2025 - 16:46
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve
Kryesore

Ish-deputeti i LVV-së: ‘Loja me qytetarin po vazhdon, Listën Serbe e kuptoj por jo atë të shqiptarëve’

28/08/2025 - 16:28
Arrestimi i çiftit për spiunazh- çfarë informacione dyshohet se kanë shpërndarë?
Lajme

Arrestimi i çiftit për spiunazh- çfarë informacione dyshohet se kanë shpërndarë?

28/08/2025 - 16:11
Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak
Lajme

Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

28/08/2025 - 15:59
Albulena Haxhiu e përfundon mandatin pa e zgjidhur rastin e Astrit Deharit
Lajme

Albulena Haxhiu e përfundon mandatin pa e zgjidhur rastin e Astrit Deharit

28/08/2025 - 15:56
Një libër e shumë artikuj me qëllim për të kriminalizuar shqiptarët, profili i maqedonases Jana Arsovska, bashkautorës së Bashës
Kryesore

Një libër e shumë artikuj me qëllim për të kriminalizuar shqiptarët, profili i maqedonases Jana Arsovska, bashkautorës së Bashës

28/08/2025 - 15:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Gjykatësi i njohur kosovar i jep fund jetës në Skënderaj

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Lidhje direkte me Vuçiqin dhe Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”: Eksperti kroat flet për rastin e spiunazhit në Kroaci

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë