Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon t’iu vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit

28/08/2025 - 13:35
në Lajme
A A
Prokuroria kërkon t’iu vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) t’iu vazhdohet masa e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Për tre të akuzuarit, Prokuroria kërkesat i ka bërë ndaras dhe i ka dorëzuar më 26 gusht 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria thotë se për Veselin, Selimin dhe Krasniqin nuk ka asnjë zhvillim që nga vendimi i fundit për vazhdimin e paraburgimit, që do të mbështesnin ndërrimin e kësaj mase.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer krime brenda juridiksionit të DhSK-së, konkretisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria thotë se ka mjaftueshëm mundësi reale që Veseli, Selimi dhe Krasniqi të arratisen. Këtë, Prokuroria e argumenton duke përmendur dijeninë e të akuzuarve për akuzat e renda të konfirmuara ndaj tyre dhe dënimin e mundshëm që mund të rezultojë nga ato. Veç kësaj, thuhet se ata kanë njohuri edhe për provat lidhur me këto krime.

Përveç kësaj, Prokuroria pretendon se tre të akuzuarit ka rrezik që të pengojnë procedurat dhe përfundimi i çështjes së Prokurorisë nuk e eliminon këtë rrezik për shkak se ekziston rreziku që dëshmitarët të pengohen edhe pas dhënies së dëshmisë së tyre.

Prokuroria përmend vlerësimet e gjykatës, duke shtuar se rreziku i ndërhyrjes përfshinë çdo përpjekje për t’u hakmarrë ndaj dëshmitarëve që kanë dëshmuar në këto procedura, përpjekje për të nxitur tërheqjen e dëshmive dhe përpjeke për të ndërhyrë në dëshmitarë në procedura paralele.

Sipas Prokurorisë, lirimi i njërit nga të akuzuarit nuk do të ishte në përputhje me mbrojtjen efektive të dëshmitarëve.

Prokuroria thotë se në Kosovë vazhdon klima e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedura penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së.

Ata i referohen edhe një konstatimi të Gjykatës në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku është thënë se mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë çështje aktuale në Kosovë.

Prokuroria thekson se në këtë gjykim iu dha peshë dëshmisë së ekspertit Robert Reid, i cili kishte deklaruar se mbi 20 vite në këtë fushë, nuk kishte parë frikësim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë.

Klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë ishte konstatuar edhe në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, sipas Prokurorisë.

“Kjo klimë frikësimi vazhdon të jetë e pranishme, siç u vërejt nga Kolegji gjykues në çështjen Shala dhe siç shihet në raportimet mediatike, përfshirë edhe pas dëshmive. Natyrë provokuese dhe personale e sulmeve, si dhe komentet që ato nxisin, mund të rrezikojnë privatësinë, mirëqenien dhe sigurinë e dëshmitarëve të ardhshëm dhe/ose të kaluar”, thuhet në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit.

Madje, tek kërkesa për Krasniqin, Prokuroria i referohet sërish postimit të të akuzuarit që e kishte bërë më 2020-ën, në të cilin kinse kishte folur për ‘bashkëpunëtorët’ si dhe deklaratat publike, ku kishte kritikuar DhSK-në.

Përveç kësaj, për tre të akuzuarit thuhet se ekziston rreziku i kryerjes së krimeve të tjera.

Si rrjedhojë, Prokuroria thotë se asnjë masë për lirimin me kusht nuk mund të zbusë mjaftueshëm rreziqet ekzistuese si dhe vazhdimi i paraburgimit mbetet proporcional dhe i arsyeshëm.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

JU REKOMANDOJMË

Goditje ndaj prodhuesve vendorë, aktivizohen me “sponsor” kompanitë ballkanike

Goditje ndaj prodhuesve vendorë, aktivizohen me “sponsor” kompanitë ballkanike
05/08/2026 - 22:42

Debati rreth sektorit të qumështit në Kosovë po vazhdon të marrë vëmendje, pasi në rrjetet sociale janë publikuar reagime që ngrenë dyshime për favorizimin e prodhuesve të huaj...

Më shumëDetails

Gruda: Blejmë gurë dhe rërë nga Serbia, s’ka gurëthyes të licencuar mjaftueshëm

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
05/08/2026 - 22:26

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke pretenduar se Qeveria nuk po merret me problemet reale të vendit, ndërsa është e fokusuar...

Më shumëDetails

Edhe burri i Albulena Haxhiut godet LDK-në pas takimeve Kurti – Abdixhiku

Burri i Albulena Haxhiut e shkel betimin: Nga zyrat e KQZ-së, Alban Krasniqi tregon si të votohet VV-ja
05/08/2026 - 22:15

Bashkëshorti i U.D. Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, njëherit anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, ka goditur opozitën vetëm një ditë para seancës konstituive të Kuvendit. Krasniqi...

Më shumëDetails

Avdiu: Edhe VV nuk është që s’është e interesuar për një marrëveshje për qeverinë e presidentin

Avdiu tallet me Hajdarin: Mu dok si ata fëmija që regjistrohen në klasën e parë
05/08/2026 - 22:02

Sipas analistes Zana Avdiu, edhe Vetëvendosje “nuk është që nuk është e interesuar për marrëveshje për qeverinë dhe pozitën e presidentit”. Avdiu në Pressing në T7, tha se...

Më shumëDetails

Gruda: Nuk jemi pishman që nuk kemi shkuar në takim, Kurti nuk ka ndryshuar asgjë

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
05/08/2026 - 21:43

Përparim Gruda nga PDK-ja, ka deklaruar se PDK-ja nuk është penduar për vendimin që të mos marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti. Gruda tha...

Më shumëDetails

“Haga, dialogu strategjik, mostakimi i Rubios me Konjufcën”, Vulaj ndan detaje interesante nga diskutimet në DASH për Kosovën

“Haga, dialogu strategjik, mostakimi i Rubios me Konjufcën”, Vulaj ndan detaje interesante nga diskutimet në DASH për Kosovën
05/08/2026 - 21:24

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, njofton se ka takuar  Andrew Caruso, i cili mbikëqyr portofolin e Kosovës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Në takim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Aliu në Prokurorinë Speciale bashkë me avokatin Qerkini, zbardhen detaje të reja

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • ​Bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin-Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë