Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale demanton keq Xhelal Sveçlën: Nuk kemi pranuar asnjë raport zyrtar nga policia

18/07/2022 - 14:34
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Prokuroria Speciale demanton keq Xhelal Sveçlën: Nuk kemi pranuar asnjë raport zyrtar nga policia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka reaguar ashpër ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ku ky i fundit akuzoi prokurorinë se pse nuk paraburgosi dy të dyshuarit që sulmuan policinë e Kosovës dje në veri.

Sipas Prokurorisë Speciale, ajo cfarë ka deklaruar Sveçla nuk është e saktë se porkuroria speciale nuk i është përgjigjur thirjeve të zyrtarëve të policisë për rastin në fjalë.

“PSRK-ja nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga policia lidhur me këtë rast, përmes të të cilit do të mund të përcaktohej nëse është kompetente ose jo për të trajtuar këtë rast”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, në lidhje me deklarimet e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, për rastin e sulmit të policëve në Leposaviq, njofton opinionin publik se deklarimi i z. Sveçla që “Zyrtarët policorë i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht”, nuk paraqet pasqyrën e saktë të ngjarjes në kontekstin ligjor, për faktin se kompetenca lëndore e prokurorisë, në rastin konkret, kompetenca e veçantë dhe plotësuese e PSRK-së për hetimin e rasteve, është e përcaktuar qartë me ligj dhe nuk është në diskrecion të policisë apo zyrtarëve të Qeverisë që të përcaktojnë se cilat raste duhet të hetohen nga PSRK-ja dhe cilat nga prokuroritë themelore.

Për korrektësi, ju njoftojmë se për këtë rast, Policia e Kosovës nuk ka ndjekur vijën e rregullt të komunikimit zyrtar të përcaktuar për rastet e hetimeve – komunikimin me prokurorin kujdestar, por ka komunikuar me prokurorin përgjegjës për terrorizëm në PSRK, i cili pasi ka marrë informatat nga policia, ka vlerësuar se rasti nuk ka elemente terrorizmi dhe të njëjtit i udhëzon që nëse nga veprimet e mëtejmë të policisë mund të rezultojë se ka elemente të terrorizmit, të njoftohet prokurori kujdestar në PSRK.

Për më tepër, PSRK-ja nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga policia lidhur me këtë rast, përmes të të cilit do të mund të përcaktohej nëse është kompetente ose jo për të trajtuar këtë rast.

Nga informatat e para, të lëshuara nga autoritetet e policisë dhe prokurorisë lidhur me këtë rast, lehtë konstatohet se bëhet fjalë për vepra që nuk janë në kompetencë të PSRK-së dhe për rastin tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga njoftimi zyrtar i Policisë për PSRK-në, ku përshkruhen veprat për të cilat janë filluar hetimet nga prokuroria kompetente.

Përmes këtij njoftimi, PSRK-ja siguron qytetarët se mbetet maksimalisht e përkushtuar për të përmbushur mandatin ligjor në luftimin e të gjitha formave të krimit, brenda kompetencës së përcaktuar me ligj, prandaj kërkon nga të gjithë zyrtarët shtetëror që të përmbahen në deklarime të ngutshme dhe të pasakta, veçanërisht nga ato që kanë të bëjnë me hetime të rasteve, sepse deklarime të tilla, nuk i kontribuojnë hetimit të pavarur dhe profesional të rasteve dhe mund të krijojnë huti në opinion, gjë që dëmtojnë imazhin e institucioneve të drejtësisë dhe zbehin besimin e publikut në punën e tyre.

JU REKOMANDOJMË

OVL e UÇK paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrembërimit të historisë

OVL e UÇK paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrembërimit të historisë
30/03/2026 - 14:43

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, saktësisht veteranët e UÇK-së kanë mbajtur sot një protestë para Kuvendit të Kosovës. Pas përfundimit të kësaj protese, OVL-UÇK ka falënderuar...

Më shumëDetails

Lushaku: Nëse VV-së i mungon vullneti për një marrëveshje, LDK e gatshme për zgjedhje të reja

Lushaku: Nëse VV-së i mungon vullneti për një marrëveshje, LDK e gatshme për zgjedhje të reja
30/03/2026 - 14:34

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se, nëse VV-së i mungon vullneti për një marrëveshje, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja, raporton Ekonomia...

Më shumëDetails

KEDS: Njehsorët elektrikë janë sipas standardeve, mund të ketë devijime të vogla

KEDS dhe KESCO po importojnë energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë
30/03/2026 - 14:24

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë KEDS ka reaguar sërish lidhur me akuzat për njehsorët e energjisë elektrike nga të cilët qytetarët janë ankuar se rryma...

Më shumëDetails

Rama merr vendim: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet

Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
30/03/2026 - 13:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marr vendim të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet. Rama ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak të shqetësimit...

Më shumëDetails

Jashari nga protesta: Brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK

Jashari nga protesta: Brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK
30/03/2026 - 13:49

Xhavit Jashari nga OVL –UÇK ka thënë se po protestojnë në oborrin e institucioneve të vendit, për siç ka thënë ai se këto të fundit kanë degraduar pafundësisht....

Më shumëDetails

Eskalon protesta, Protestuesit e OVL-UÇK-së tentojnë të hyjnë me forcë në hyrjen e Kuvendit

Eskalon protesta, Protestuesit e OVL-UÇK-së tentojnë të hyjnë me forcë në hyrjen e Kuvendit
30/03/2026 - 13:26

Protesta e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka eskaluar para Kuvendit të Kosovës, ku një numër protestuesish kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti: Do t’i ftoj për takim kryetarët e opozitës, duhet të sigurojmë 85 deri në 86 vota për presidentin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë