Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën vlerëson lart luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas saj, ky raport thekson përmirësimin e vazhdueshëm në gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, me rritje të vendimeve përfundimtare dhe shqiptim të dënimeve.
Gjithashtu, thotë Prokuroria e Shtetit se aty vlerësohet gjithashtu ngritja e aktakuzave për krime lufte në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret Raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2025, i cili vlerëson lartë punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Raporti thekson përmirësimin e vazhdueshëm në gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, me rritje të vendimeve përfundimtare dhe shqiptim të dënimeve. Vlerësohet gjithashtu ngritja e aktakuzave për krime lufte në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Speciale thotë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.











