Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 21 të dyshuarve për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

15/08/2025 - 12:05
në Lajme
A A
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 21 të dyshuarve për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka dorëruzar aktakuzë në Gjykatën Themelore, ndaj 21 personave për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Kosovës, gjatë luftës së fundit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha para gazetarëve se është bërë punë e madhe dhe janë siguruar shumë prova për këtë akuzë.

“Aktakuzë që kemi dorëzuar në gjykatë, që besojmë se përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe përgjegjësisë për vuajtjet që janë shkaktuar gjatë luftës në Kosovë.

Është bërë një punë e madhe dhe e përkushtuar, për të siguruar që aktakuza të ketë prova, përtej çdo dyshimi të bazuar mirë, pavarësisht që ajo është ngritur në mungesë”, tha kryeprokurori Isufaj.

Prokurori i çështjes, Atdhe Dema, ka dhënë detaje rreth aktakuzës, për të cilën tha se janë 21 të pandehur – por që do të gjykohen në mungesë.

“Pas vitesh hetime intensive në këtë rast, sot kemi dërguar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special.

Kjo akuzë është ngritur për krime lufte kundër popullatës civile, që lidhet me periudhën prej janar – qershor 1999.

Sipas provave të mbledhura, gjatë hetimeve paraprake, ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit, janë 21, duke ushtuar kontroll dhe autoritet efektiv mbi forcat e armatosura (pra Ushtria e Jugosllavisë dhe policia e Serbisë) kanë pasur njohurinë e mjaftueshme, për të ditur se pjesëtarë të atyre forcave kanë kryer vepra të ndaluara rreptësisht nga e Drejta Ndërkombëtare Humianitare”, tha prokurori Dema.

Prokurori Dema, ka bërë të ditur se kanë lëshuar edhe urdhër-arreste ndërkombëtare për këta 21 të pandehur, megjithëse shton se ‘të njëjtit aktualisht janë të paarritshëm për Prokurorinë’.

“Ne kemi bërë kërkesë për urdhër-arrest ndërkombëtar me kohë, kemi bërë veprimet e nevojshme. Deri në këtë moment të njëjtit janë të paarritshëm për Prokurorinë”, tha Dema.

Aktakuza e ngritur ndaj 21 të pandehurve, sipas prokurotit të Prokurorisë Speciale, Atdhe Dema, ngarkon të akuzuar me ‘veprime që përfshijnë, shkatërrimin sistematik të pronës civile, sulmeve të drejtpërdrejta ndaj civilëve, përndjekje dhe ndalime arbitrare që në fund kanë rezultuar me dëbim masiv të tyre drejt vendeve fqinje”

“Këto veprime përbëjnë pjesë të një fushate të gjërë, që kanë rezultuar me zhvendosjen me dhunë të rreth 863 mijë civilëve shqiptarë, sipas statistikave zyrtare”, tha Dema.

JU REKOMANDOJMË

Policia jep detaje për aksidentin fatal në Pejë, viktima ishte në karrocë invalidi
Lajme

Policia jep detaje për aksidentin fatal në Pejë, viktima ishte në karrocë invalidi

15/08/2025 - 13:59
LVV-ja ia shuan shpresat NISMËS për postin e kryeparlamentarit
Kryesore

LVV-ja ia shuan shpresat NISMËS për postin e kryeparlamentarit

15/08/2025 - 13:55
Zjarri në Llaushë të Skenderajt u afrohet shtëpive
Lajme

Zjarri në Llaushë të Skenderajt u afrohet shtëpive

15/08/2025 - 13:46
Valë arrestimesh në Turqi – kapet kryetari i komunës së Beyoglut, bashkë me 40 zyrtarë
Lajme

Valë arrestimesh në Turqi – kapet kryetari i komunës së Beyoglut, bashkë me 40 zyrtarë

15/08/2025 - 13:38
PDK e qartë: Nuk do të votojmë asnjë prej ministrave që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti
Lajme

PDK e qartë: Nuk do të votojmë asnjë prej ministrave që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti

15/08/2025 - 13:35
Provat nga autoritetet serbe, nga Specialja thonë se ato nuk do të përdoren me domosdo në aktgjykim
Lajme

Provat nga autoritetet serbe, nga Specialja thonë se ato nuk do të përdoren me domosdo në aktgjykim

15/08/2025 - 13:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

    “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dërguti: Në vitin 2019 me Hashim Thaçin kemi qenë në prag të një marrëveshje përfundimtare

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetari Mehmeti pretendon se Mefaili me djemtë po hospitalizohen në Serbi (VIDEO)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Arrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Na dhanë një dhomë krejt tjetër, bar-i ishte pa higjienë, pa peshqirë”, Brahimi denoncon publikisht Hotelin Grand Belushi

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë