Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Provat nga autoritetet serbe, nga Specialja thonë se ato nuk do të përdoren me domosdo në aktgjykim

15/08/2025 - 13:18
në Lajme
A A
Provat nga autoritetet serbe, nga Specialja thonë se ato nuk do të përdoren me domosdo në aktgjykim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata Speciale në Hagë i ka pranuar disa dokumente të dorëzuara nga autoritetet e Serbisë, si prova materiale. Haxhiu dhe zyrtarë të tjerë në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit. Gjykata, në anën tjetër, e ka shpjegimin e vet. Cili është ai?

Si rrallë ndonjëherë, autoritetet e Kosovës janë mobilizuar ditëve të fundit dhe e kanë kundërshtuar njëzëri vendimin e Gjykatës Speciale për të pranuar dokumente prej autoriteteve të Serbisë, në cilësinë e provave materiale.

Gjykata Speciale – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Hagë të Holandës dhe i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Rasti kryesor në Hagë po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.

Gjykata e ka konfirmuar se i ka pranuar dokumentet serbe për këtë rast.

Çfarë tha gjykata?
Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paneli gjyqësor e ka marrë vendimin për pranimin e materialeve serbe më 29 maj dhe se u takon prokurorisë dhe mbrojtjes të zgjedhin se cilat prova duan t’i përdorin për t’i mbështetur rastet e tyre përkatëse.

Ajo ka thënë se provat pranohen mbi parimin “prima facie” që do të thotë, sipas përshtypjes së parë, por kjo nuk do të thotë se ato do të përdoren me domosdo në aktgjykim.

“Paneli gjyqësor konstatoi se dokumentet në fjalë janë të rëndësishme, për shembull, për vlerësimin nga paneli të ekzistencës së një konflikti të armatosur midis UÇK-së dhe forcave serbe të paktën nga marsi 1998 deri në shtator 1999, siç parashtrohet në aktakuzën e konfirmuar”, ka thënë ajo në përgjigje.

Griep e ka cituar panelin gjyqësor të ketë thënë se dokumentet janë autentike – kanë datë, vulë, titull, numër protokolli dhe janë të nënshkruara.

“Vlera provuese e këtyre materialeve do të varet, në masë të madhe, nga shkalla në të cilën pretendimet dhe informacioni që ato përmbajnë, mbështeten (ose kundërshtohen) nga prova të tjera”, ka thënë zëdhënësja.

Sipas dokumenteve të gjykatës, mbrojtja e ka kundërshtuar pranimin e dokumenteve shtesë, duke argumentuar se dokumentet shtetërore serbe do të duhej t’i nënshtroheshin një vlerësimi të shtuar kritik, për shkak të origjinës së tyre, dhe që shumë dokumente kanë lidhje minimale ose aspak me akuzat.

Çfarë thanë krerët shtetërorë?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka parë me shumë shqetësim vendimin e Speciales, duke thënë se është dëshmuar historikisht që secila provë e shtetit të Serbisë kundër popullit shqiptar dhe UÇK-së, është e falsifikuar.

“Ato e kanë vetëm një synim, që ta rishkruajnë historinë”, ka thënë Osmani në një konferencë për media më 5 gusht.

Sipas ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vendimi i Speciales ngre dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit.

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) e ka kritikuar gjithashtu këtë vendim dhe e ka cilësuar një arsye më tepër për organizimin e protestës së 7 gushtit në Prishtinë, në të cilën është bërë thirrje “për drejtësi”.

Reagimi i hapur i shoqërisë civile

Por, përtej deklaratave, shoqëria civile pret më shumë nga shteti.

Përmes një reagimi publik, Ramadan Ilazi, Armend Bekaj, Visar Xhambazi, Florian Qehaja, Besa Luzha, Besa Kabashi-Ramaj, dhe Gëzim Visoka, kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të reagojnë me një qëndrim të unifikuar dhe të koordinuar në mbrojtje të interesave kombëtare.

“Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) ka dokumentuar me prova të shumta se organe të shtetit serb, si Ministria e Brendshme dhe mekanizma të tjerë të sigurisë, kanë qenë të përfshirë në krime sistematike kundër civilëve shqiptarë të Kosovës. Pranimi i dokumenteve të prodhuara nga institucione që janë implikuar drejtpërdrejt në spastrimin etnik, krime lufte, fushata dezinformimi dhe mohimin e të drejtës së Kosovës për të ekzistuar si shtet, rrezikon seriozisht besimin publik në integritetin e procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara (Gjykatën Speciale)”, është thënë në reagimin publik.

I pyetur se çfarë konkretisht kërkojnë nga institucionet shtetërore, Ramadani Ilazi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se çështja më urgjente tani është konsolidimi i institucioneve të Kosovës.

“Kuvendi të konstituohet, të formohet Qeveria, sepse situata në të cilën ne jemi, tregon një nivel të lartë të brishtësisë së Kosovës në raport me çfarëdo procesi tjetër”, ka thënë ai.

Si hap të dytë, Ilazi e ka përmendur formimin e një grupi punues nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, që do t’i shqyrtonte çështjet legjislative që ndërlidhen me funksionimin e gjykatës.

Prokuroria e ka përmbyllur paraqitjen e provave në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së në prill të këtij viti dhe tani rendin e ka mbrojtja, për të cilën shteti i Kosovës i ka ndarë rreth 33 milionë euro.

Prej themelimit të saj, Gjykata Speciale i ka lëshuar disa aktgjykime për krime lufte si dhe për pengim të drejtësisë. Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

JU REKOMANDOJMË

“Më shumë dialog, më pak zhurmë”, Kusari-Lila apelon për tejkalimin e ngërçit

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
12/08/2026 - 18:47

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas përplasjeve dhe tensioneve të krijuara sot në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se...

Më shumëDetails

NATO deklarohet pas vendimit për përshtatje të pranisë ushtarake te Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit

NATO deklarohet pas vendimit për përshtatje të pranisë ushtarake te Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit
12/08/2026 - 18:33

NATO është duke punuar për të siguruar që KFOR, të jetë i përshtatur me rrethanat aktuale, duke marrë parasysh përmirësimet në situatën e sigurisë. Kështu ka bërë të...

Më shumëDetails

Thirrja e mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt, vjen reagimi nga Ardian Gjini

12/08/2026 - 18:25

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas thirrjes së bërë sot nga një mërgimtar për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjini ka dënuar...

Më shumëDetails

Kthimi i mërgimtarëve: Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

Gjendja në pikat kufitare: Sa po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova?
12/08/2026 - 18:04

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara në orën 16:15. Sipas të dhënave, pritjet më...

Më shumëDetails

Abdixhiku i fton deputetët e LDK-së në takim për nesër: Duhet të flasim me një zë

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
12/08/2026 - 17:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së në një takim që do të mbahet nesër në orën 14:00, në...

Më shumëDetails

Çitaku paralajmëron veprime politike edhe jashtë Kuvendit

Çitaku thotë se PDK-ja ka ofruar zgjidhje, por LVV-ja nuk do bashkëpunim
12/08/2026 - 17:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka paralajmëruar veprime politike edhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Çitaku këtë deklarim e bëri në një konferencë për media të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë