Në kuadër të Panairit të Librit Prishtina 2026, do të promovohet libri biografik kushtuar kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, me titull “Unë jam Majlinda Kelmendi”.
Promovimi i veprës do të zhvillohet në stendën e Shtëpisë Botuese Albas, ku e pranishme do të jetë edhe vetë Majlinda Kelmendi. Aktiviteti nis në orën 13:30 dhe përveç prezantimit të librit, lexuesit do të kenë mundësi të takojnë kampionen olimpike dhe të marrin autografe në kopjet e librit.
Libri është shkruar nga autorja Teuta Berisha.














