Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protesta e bizneseve, Kurti: Koha e barrikadave ka kaluar, i kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe s’do të lejojmë më të reja

29/05/2025 - 10:23
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Duam gjyqësor të pavarur dhe prokurori të ndershme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka folur lidhur me protesten e bizneseve, e cila është paralajmëruar se do të mbahet sot, ku do të bllokohen disa hyrje të kryeqytetit.

Kurti ka thënës e koha e barrikadave ka kaluar.

“Përderisa ne po flasim, OEK-u që do të duhej të qëndronte pranë bizneseve, për t’u përballur me realitetin e ri, sot po tenton t’i bllokojë rrugët magjistrale me një kërkesë të vetme, shtyrjen e zbatimit të liberalizimit të tregut. Shtyrjen e vendimit po e kërkojnë me justifikimin se për një vit do të përgatiten, duke injoruar faktin që nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë përgatitje për 8 vjet e shkuara, përderisa është shtyrë nga viti në vit ky proces. Ajo çfarë OEK-u nuk po u tregon është se plotësimi i kërkesë së tyre nuk e zgjidh problemin, por veçse e bartë koston e energjisë së këtyre 1200 ndërmarrjeve te faturat e secilit prej jush, secilës familje dhe mbi 100 bizneseve të tjera më të vogla, që janë më pak të fuqishme. Për të mbrojtur 1 për qind të ndermarrjeve me të fuqishme në kurriz të 99 përqindëshit dhe familjeve anëmbanë Kosovës, ata po duan të bëjnë barrikada në hyrje të Prishtinës. Por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar. I kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar se nuk do të lejojmë më të reja të vendoset”, tha ai.

Shefi i qeverisë në detyrë ka thënë se shtetet e rajonit veçse e kanë kapërcyer këtë vendim, teksa sipas tij, në Kosovë është vonuar së zbatuari për më shumë se tetë vite.

Ndryshe, bizneset sot kanë paralajmëruar se do të bllokojnë të gjitha hyrjet e Prishtinës nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Ndërkaq, në rast të mos-plotësimit të kërkesave të tyre, ata kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë kryeqytetin tërë ditën.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Kryesore

Mungesat e materialit për hemodializë, Bajrami: Largimi i qeverisë Kurti është urgjencë qytetare

13/11/2025 - 10:38
Aktakuza ndaj ministres Hajdari, “opozita” e implikon edhe Albin Kurtin: Asgjë nuk është bërë pa miratimin e tij
Kryesore

Aktakuza për skandalin e rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti heshtin

13/11/2025 - 10:34
Ngritet aktakuzë ndaj inspektores Valbona Vrenezi
Kryesore

Ngritet aktakuzë ndaj inspektores Valbona Vrenezi

13/11/2025 - 10:28
Në VV nuk e dinë nëse Konjufca i ka votat për mandatarin e Qeverisë
Kryesore

Në VV nuk e dinë nëse Konjufca i ka votat për mandatarin e Qeverisë

13/11/2025 - 10:21
Gjenerali Clark do fillojë dëshminë në Hagë të hënën e javës së ardhshme në mbrojtje të Thaçit
Kryesore

Gjenerali Clark do fillojë dëshminë në Hagë të hënën e javës së ardhshme në mbrojtje të Thaçit

13/11/2025 - 10:15
Deputeti i LDK-së: S’ka Qeveri “Konjufca 1”, shkojmë në zgjedhje
Kryesore

Deputeti i LDK-së: S’ka Qeveri “Konjufca 1”, shkojmë në zgjedhje

13/11/2025 - 10:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë