Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protesta kundër Speciales në Tiranë, Rama i reagon ashpër VV-së: Nuk jam në garë me VV-në, e doni Thaçin përjetësisht në Hagë

16/10/2025 - 10:43
në Kryesore, Lajme
A A
Protesta kundër Speciales në Tiranë, Rama i reagon ashpër VV-së: Nuk jam në garë me VV-në, e doni Thaçin përjetësisht në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje, e cila dje e ka kritikuar në lidhje me Gjykatën Speciale.

Komunikatën e djeshme të VV-së ai e ka quajtur çarçaf dhe të pabazuar.

Në llogarinë e tij në “X”, Rama ia ka rikujtuar partisë së Albin Kurtit se vazhdimisht ka denoncuar padrejtësitë e Speciales ndaj Kosovës dhe Hashim Thaçit.

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim”, ka shkruar ai.

Ai e ka kritikuar partinë e Albin Kurtit se për qëllime politike po i ngatërron raportet institucione në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, kjo parti e donte Thaçin përjetësisht në Hagë.

“Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kryeministri shqiptar ia ka rikujtuar partisë se Kurtit se nuk është organizator i protestës kundër Speciales në Tiranë.

“Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”, ka shkruar ai.

Çka tha VV-ja?

Në prag të protestës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, e cila do të mbahet nesër në Tiranë, Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar kryeministrin shqiptar.

Në një reagim ku del në mbështetje të protestës së Tiranës, partia e Albin Kurtit e ka akuzuar Ramën se ka lobuar për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal apo një strukturë paralele është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës. Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.”, është thënë në reagimin e VV-së.

Në reagim, partia e Kurtit nuk kurseu as Shqipërinë, duke u përpjekur t’i mbajë “ligjëratë” për mënyrën se si duhet lobuar në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

“Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë. Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.”, është thënë në reagimin e VV-së.

JU REKOMANDOJMË

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit – Dëshmitari thotë se përkundër që kompania s’ishte e licencuar, u udhëzuan të vazhdojnë tregtimin e energjisë
Lajme

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit – Dëshmitari thotë se përkundër që kompania s’ishte e licencuar, u udhëzuan të vazhdojnë tregtimin e energjisë

16/10/2025 - 14:52
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Lajme

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16/10/2025 - 14:36
Balotazhi në Suharekë, çfarë pozicioni do të mbajë PDK-ja?
Lajme

Balotazhi në Suharekë, çfarë pozicioni do të mbajë PDK-ja?

16/10/2025 - 14:17
Zgjedhjet lokale, zbulohet data se kur do të mbahet balotazhi
Lajme

Vaki kosovare: Kandidatët për asamble harruan ta votoj veten, nuk marrin asnjë votë në zgjedhjet e 12 tetorit

16/10/2025 - 14:09
Vrasësi i biznesmenit italian në Shqipëri vetëdorëzohet dhe hesht para policëve
Lajme

Vrasësi i biznesmenit italian në Shqipëri vetëdorëzohet dhe hesht para policëve

16/10/2025 - 14:01
Pritet të lëshohet urdhërarrest ndaj Dardan Molliqajt
Lajme

Pritet të lëshohet urdhërarrest ndaj Dardan Molliqajt

16/10/2025 - 14:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi i votave për asamble komunale në Skenderaj, kjo është top 5-shja e PDK-së

    Përfundon numërimi i votave për asamble komunale në Skenderaj, kjo është top 5-shja e PDK-së

    282 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Numërohen rreth 54% të votave për asamble në Prishtinë, këto janë top 5-shet e LDK-PDK-LVV

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Kaq vota morrën 4 kryetarët e komunave në veriun e vendit në zgjedhjet e 12 tetorit

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Top 5-shja e PDK-së në Vushtrri, shumë më e votuar për asamble, se ajo e LVV-së

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Top 5-shja e PDK-së në Mitrovicë, shumë më e votuar për asamble, se ajo e VV-së

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë