Një fëmijë i mitur është raportuar së ka humbur këtë të shtunë në protestë që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Një qytetare ka njoftuar se një fëmijë me emrin Sebastian ndodhet afër fonisë teksa u ka bërë thirrje prindërve të shkojnë dhe të bashkohen me të, raporton euronews.
“Sebastiani është te fonia”, përsëriti qytetarja.
Ende nuk dihet nëse fëmija është bashkuar me prindërit e tij teksa ky nuk është rasti i parë që fëmijet e mitur humbin mes turmës së madhe të qytetarëve.
Raste të tjera janë regjistruar në ditët e mëparshme të protestës.













