Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë kohës së luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka thënë se pakënaqësia popullore në Kosovë pas vendimit të Hagës ka çuar në një valë protestash të cilat po zgjasin tash e një javë.
Ai ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë.
Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, ka thënë se pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze.
“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan.












