Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse Kurti u tërhoq për urën e Ibrit, tregon Edita Tahiri – flet dhe për dëmtimin e raporteve me SHBA-të nga ai

03/11/2024 - 19:58
në Kryesore, Lajme
A A
Pse Kurti u tërhoq për urën e Ibrit, tregon Edita Tahiri – flet dhe për dëmtimin e raporteve me SHBA-të nga ai
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë të dëmtuara.

Kështu ka vlerësuar për Gazeta Blic, ish kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo thotë se këtë e tregon më së miri fakti që as Kurti e as Osmani nuk janë mirëpritur në Departamentin e Shtetit nga sekretari Blinken, e as nuk arritën të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë e ta takojnë presidentin Biden.

Sipas Tahirit, pa Amerikën kemi mbetur të izoluar e pa njohje.

“Një gjë po ua përmend që tregon sa janë dëmtuar marrëdhëniet me Amerikën. Fakti që as Kurti, as Osmani si presidente nuk arritën të priten në Departamentin e Shtetit nga sekretari Blinken, mos të themi që nuk arritën të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë e ta takojnë presidentin Biden, kjo tregon se si është niveli i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Kosovë, e ne e kemi Amerikën aleat strategjik. Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare bazohen në një vizion të udhëheqjes, në këtë rast Kurtit e Qeverisë, një vizioni strategjik që e di cila është pika kryesore e zhvillimit të Kosovës dhe ajo është forcimi i marrëdhënieve me Amerikën, që na ndihmoi të bëhemi shtet dhe në çdo proces pasues dhe do të na ndihmojë në çdo proces tjetër. Ndërsa kur nuk e ke, mbetesh në vend numëro si ne, të izoluar, pa njohje, pa anëtarësim në BE”, shprehet ajo.

Tahiri ka folur dhe për çështjen e urës së Ibrit, e tërheqjen e Kurtit nga deklaratat për hapjen e saj.

Sipas saj, Kurti e mbylli gojën pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë, teksa thotë se tani ura e vetme që duhet ta kalojë është ajo e zgjedhjeve.

“Kurti sipas meje, ka provuar ta arrijë këmbimin që të hapet ura dhe ta japë Asociacionin, por ai është Pazar i vogël, kompromis i madh, sado që provoi, dështoi, është ditur që s’mund ta hapë Kurti dhe krijonte tensione në retorikë. Erdhi shefi i CIA-s, Kurti e mbylli gojën, e ndaloi zërin, pra aty e provoi, nuk eci, e provuan vonë Këshilli i Evropës le të bëhet për ne, ne e japim Asociacionin, e nënshkruan të tre liderët letrën e zotimit për draftin e Asociacionit, e bënë në letër por nuk e bënë në vepër, tani ka mbetur që t’i kalojë zgjedhjet, këtë urë e ka tash, jo urën e Ibrit. Tani e ka që të mos e bëjë Asociacionin, t’u thotë militantëve që unë nuk e bëra, s’ka lidhje që e ka pranuar me letra është zotuar. Kjo është dëm për Kurtin, sepse fitorja e zgjedhjeve nuk është gjithçka, as të bëhesh kryeqeveritar. Gjithçka është ta përparosh shtetin, ta bësh të fortë, të respektueshëm nga bota, jo shtet të ndëshkuar e të nënshtruar e të sulmuar, siç e bëri Kurti Kosovën në këtë periudhë”, deklaron Edita Tahiri për Gazeta Blic.

JU REKOMANDOJMË

Bislimi mbërrin në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve për kontratën e dyshimtë
Kryesore

Bislimi mbërrin në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve për kontratën e dyshimtë

18/06/2025 - 09:41
Bislimi: NATO ndali gjenocidin e Millosheviqit, sot Kosova kërkon të bëhet pjesë e saj
Kryesore

Besnik Bislimi pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale

18/06/2025 - 09:29
Udhëheqësi suprem i Iranit: Nuk do të tregojmë mëshirë ndaj Izraelit
Lajme

Udhëheqësi suprem i Iranit: Nuk do të tregojmë mëshirë ndaj Izraelit

18/06/2025 - 09:08
Ambasadori francez: Kosova ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin
Kryesore

Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

18/06/2025 - 08:49
Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore
Lajme

Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

18/06/2025 - 08:37
‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!
Kryesore

Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik

18/06/2025 - 08:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    285 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 71
  • Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja vjen me një njoftim me rëndësi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandaloze: Transformimi i kundërligjshëm i bankës turke Ziraat, avokate e bankës motra e Vjosa Osmanit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lëvizja Vetëvendosje zgjedh kandidatin për kryetar të Prishtinës?

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë