Kandidatja (për plot 19 herë e rrëzuar) për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u sfidua në “Konfront” të KTV-së se pse nëse tash kërkojnë që të gjithë të votojnë për zgjedhjen e saj, në legjislatura të kaluara nuk kanë votuar asnjëherë për kryetarë parlamenti, përkatësisht për rastn e Kadri Veselit.
“Në atë kohë nuk është varur nga votat e Vetëvendosjes (zgjedhja e Veselit). Në situatën kur po flasim tash na nevojiten votat. Dhe Aktvektimi i GjK 2014.
Ne kemi dy rrethana. Aktvetini i GjK 2014 dhe nuk është varur nga VV zgjedhja e Veselit.
PDK ka pasur marrëvehsje me LDK dhe AAK, dhe nuk kanë pasur nevojë për Vetëvendosjen”, tha ajo.