“Nuk u përket atyre të vendosin”, tha Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes që tashmë 19 herë ka dështuar të zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se nuk tërhiqet nga kandidatura e saj.
Haxhiu tha se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i jep Vetëvendosjes të drjetën për të propozuar dhe se kjo është në çka bazohet Vetëvnedosja.
“Së pari. Nesër bëhet seanca e 20’të me radhë…dhe thënë të drejtën ne nuk kemi pritur që do të vijojë kësisoj sepse paraprakisht ka pasur edhe deklarime të subjekteve të tjera politike që do të angahzoehn për konstiutimin e Kuvendit, dhe kjo nuk ka ndodhur.
Propozimi na takon neve, dhe nuk ndërlidhet me sa vota i ke…pra, ne kemi bërë, krjet çka është varë nga ne e kemi bërë.
Vota për nuk është bllokues…por, opozita vazhdimisht ka deklarime të ndryshme. Unë nuk e kam të qartë se cila është kërkesa reale e tyre. Sepse thonë nuk e duam Albulena Haxhiun, LDK thotë asnjërën. AAK ka propozuar emra të përvetshëm. Dhe PDK jo Albulena e as ndonjë ministër. Duan ta pamundësojnë Kurtin 3.
Papërgjegjësi që po ndodh kjo, ne kemi bërë thirrje të ecim para.
Aktvendimi i GjK 2014 thotë se të gjithë duhet të votojnë për, kundër ose abstenim. Dhe mbi këtë bazë ne kemi bërë, dhe i kemi marrë për bazë.
Nuk i përket partive tjera politike”.
Deputetja Albulena Haxhiu në “Konfront” të KTV-së.