Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri në një prononcim për “Front Online” ka folur pas publikimit të listës së re të kryesisë, në të cilën ajo nuk është përfshirë.
Gaxherri tha se nuk i di arsyet, duke theksuar se përgjigjet duhet të kërkohen nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
Ajo pret të ketë një sqarim nga partia për këtë vendim.
“Unë nuk kam vendosur të rri jashtë apo brenda partisë nuk mund të jap përgjigje nuk e di çka ka ndodh, sot ka ndodhur te shohim a do të ketë ndonjë sqarim ne e kemi autorizuar kryetarin mund ta pyesni atë se unë skam përgjigje”, ka thënë Gaxherri për “Front Online”.
Emrat nga lista e vjetër që s’u bënë pjesë e listës së re.
‘‘Arben Gashi, Besa Gaxherri, Besnik Osmani, Driton Selmanaj, Elmire Nikçi Rexha, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi, Xhafer Tahiri’’.
Emrat e rinj të kryesisë së LDK’së
‘‘Arbër Ismajli, Arjeta Salihu Abazi, Ermal Sadiku, Fadil Hadergjonaj, Festim Kabashi, Sokol Havolli, Ukë Rugova’’.














