Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës.
Sipas njoftimit zyrtar, gjithsej 333 kandidatë kanë kaluar pjesën me shkrim të provimit, duke fituar të drejtën për t’iu nënshtruar fazës së radhës, provimit me gojë.
Pjesa me gojë e Provimit të Jurisprudencës do të mbahet gjatë datave 5, 6, 7, 8 dhe 9 korrik 2026.























