Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka hedhur akuza të mëdha në drejtim të pushtetit komunal, përkatësisht LDK-së dhe PDK-së.
Në reagim thuhet se “Ky sistem i kapur përfaqëson vetëm interesa të miqve dhe të afërmve të Gazmend Muhaxherit e Xhavit Halitit. Profesionistët e qytetarët e Pejës, mbesin të papunë e të pashpresë!”
Reagimi i plotë:
KOALICIONI I VJETËR- KORRUPSION E NEPOTIZËM- GAZMEND E XHAVIT!
A ka mbetur ndonjë vend pune në Komunë që nuk ndahet mes tyre?
Në dy konkurse të hapura janë zgjedhur fitues familjarët e dy drejtoreshave të Komunës së Pejës nga LDK. Dy zyrtarë të lartë. Më saktësisht, Egzon Mullarama, bashkëshorti i drejtoreshës për Administratë, Nita Panduri Mullarama. E dyta, Elodijana Mujaj Spahija, motra e drejtoreshës për Mirëqenie Sociale, Albulena Mujaj Bajraktaraj.
Për më tepër, Xhevahire Çeku Kelmendi, asambleiste në Komunë nga PDK është zgjedhur kandidate fituese në konkursin për inspektore tregu.
Ky sistem i kapur përfaqëson vetëm interesa të miqve dhe të afërmve të Gazmend Muhaxherit e Xhavit Halitit.
Profesionistët e qytetarët e Pejës, mbesin të papunë e të pashpresë!