Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Orë dore, kravata, libra – Dhuratat që mori Kurti prej se u ul në zyrën e Kryeministrit dhe vlera e tyre

19/09/2024 - 17:23
në Kryesore, Lajme
A A
Orë dore, kravata, libra – Dhuratat që mori Kurti prej se u ul në zyrën e Kryeministrit dhe vlera e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 1300 euro është vlera e dhuratave që ka pranuar Kryeministri Albin Kurti gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve që ka bërë Zyra e Kryeministrit. Për dhuratat që i janë bërë viteve të tjera s’është treguar vlera. Gazeta Express ka siguruar listën e dhuratave që ka pranuar Kurti që prej ardhjes në pushtet përmes qasjes në dokumente publike, ku tregohet lloji i dhuratës, rasti me të cilin është bërë, personi që ia ka dhuruar dhe vlera e tyre.

Orë dore, kravata, mansheta për këmisha, libra, stilolapsa, piktura, pjata dekoruese e shishe me verë janë vetëm disa prej dhuratave që i janë bërë kryeministrit Albin Kurti nga dita kur është ulur në Zyrën e Kryeministrit.

Në mesin e atyre që i kanë bërë këto dhurata ka presidentë, kryeministra, kryediplomatë e komandantë, por edhe qytetarë të thjeshtë.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Gazeta Express ka siguruar listën e këtyre dhuratave, ku tregohet lloji i dhuratës, rasti me të cilin është bërë, nga kush dhe për dhuratat e vitit 2023, edhe vlera e tyre.

Dhuratat e vitit 2021: Osmani i dhuroi ajvar për festat e fundvitit

Menjëherë pasi e kishte marrë detyrën e Kryeministrit, Kurti kishte pasur vizita nga zyrtarë të rëndësishëm në zyre. Asnjëri nuk i kishte shkuar duarthatë.

Ish-Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i kishte dhuruar Kurtit mansheta për këmishë. Dhuratë të njëjtë i kishte bërë edhe Komandanti i KFOR’it.

Nga Kryediplomati i Greqisë, Nikolas Dendias, Kurti ka pranuar si dhuratë një monedhë greke prej ari, derisa Gjenerali Jorg Ruter i kishte dhuruar më 2021 Kurti një plaket dekoruese të NATO’s.

Gjenerali Larry Henry i kishte dhuruar Kurtit flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ish-Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, i kishte dhuruar një pjatë dekoruese.

Tek dhuratat që i ishin bërë Kurtit me rastin e festave të fundvitit më 2021, figuron edhe ajo e Presidentes Vjosa Osmani.  Ajo i kishte dhuruar Kurtit ajvar të Krushës dhe një çokolladë. Ndërkohë, Ambasada e ShBA’së për këtë rast i kishte dhuruar shampanjë, whisky, manshetë dekorim, 2 gota për verë dhe çokollatë.

Kurti ka marrë dhurata edhe në vizitat jashtë vendit dhe gjatë pjesëmarrjes nëpër samite.

Në vizitën në Belgjikë më 2021, Kryeministri i këtij shteti i kishte bërë Kurtit dhuratë një çantë për tablet.

Aty figuron edhe dhurata që i kishte bërë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Tiranës.

“Dekor dhe ushqim”, është përshkrimi i kësaj dhurate.

Dhuratë kishte marrë edhe me rastin e pjesëmarrjes në “Europian Union and Western Ballkan Summit”. Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, i kishte dhuruar 6 verëra të ndryshme.

Ndërkohë, për pjesëmarrjen në Samitin e Prespës, i ishte dhuruar një kravatë dhe verë.

Dhuratat e vitit 2022: Skulptura e Skënderbeut, kravatë “Hermes” e top futbolli

Vizitat në zyrën e Kurtit kishin vazhduar edhe më 2022, e poashtu edhe dhuratat.

Oleksiy Goncharenko, deputet i Ukrainës i kishte dhuruar Kurtit postkarta të Ukrainës. Dhuratë kishte pranuar edhe nga Ursula von der Leyen, një pjatë dekoruese nga lëkura. Wolfang Ischinger i kishte bërë dhuratë një libër, e Alice Albright nga MCC një pjatë dekoruese “Salisbury”.

Gjenerali i KFOR’it, Ferenc Kajari, i kishte dhuruar një plaket mirënjohje, ndërsa Kryetari i FIFA’s, Gianni Infantino, ia kishte dhuruar një dres të FIFA dhe një top futbolli.

Ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, me rastin e vizitës në ZKM, i kishte dërguar Kurtit një çokolatë. Nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Kurti kishte pranuar si dhuratë në vitin 2022 një skulpturë të Gjergj Kastriot Skëndebeut.

Deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers Stephen Doughty, Alex Sobel dhe Luke Pollard i kanë dhuruar një pjatë dekoruese.

Kurtit i kishte shkuar me dhuratë në zyre edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ajo i kishte dërguar një kravatë “Hermes”.

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrech, i kishte dhuruar pikturë. Senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, një pjatë të argjendë “Salisbury”.

Tek dhuratat e vitit 2022, figuron edhe ajo që i kishte bërë Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje për ditëlindje. Ata i kishin dhuruar kryeministrit një stilolaps “Lamy”.

Dhuratat e vitit 2023: Orë dore, libra nga Kadareja e rrip të zi të xhudos

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një numër të madh dhuratash edhe gjatë vitit të kaluar, të cilat kryesisht i janë bërë gjatë takimeve në zyrën e tij. Shumica janë libra.

Tek dhuratat për vitin 2023, specifikohet edhe vlera e tyre në euro, sipas vlerësimeve të Zyrës së Kryeministrit.

Në krye të listës së dhuratave për këtë vit figuron edhe ajo që ia kishte bërë Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Me rastin e vizitës së tij në ZKM, Tërnava i kishte dërguar Kurtit hurme, që vlerësohet të kenë kushtuar 5 euro.

Në një takim tjetër që kishte pasur në zyrën e tij, Kurtit i ishte dhuruar një kravatë “Tommy Hilfiger”, me vlerë 15 euro. Këtë dhuratë ia kishte bërë deputetja Jeta Statovci.

Vitin e kaluar, Kurti e kishte pritur në zyrë edhe Drejtorin e Kompanisë “Bayraktar”, Haluk Bayraktar, prej të cilës vendi kishte blerë dronët. As ai s’i kishte shkuar duarthatë.

Bayraktar i kishte dërguar Kurtit një stilolaps, çantë, fletore, gotë dhe termos, që sipas vlerësimeve kushtojnë 25 euro.

Dhuratë i kishte bërë edhe Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler, i cili i kishte dërguar një vazo nga argjendi dhe një pjatë dekoruese.

Për vizitë i kishte shkuar edhe Besnik Sahatçiu, babai i këngëtares kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Orës. Libri dhe CD e Rita Orës që ia kishte dhuruar, janë vlerësuar se kushtojnë 7 euro.

Tek lista e dhuratave për këtë vit, figuron edhe ajo që i ka bërë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë.

Kravata dhe pjata dekoruese që ai i ka dhuruar, janë vlerësuar 20 euro.

Nga senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, Kurti ka pranuar një pjatë dekoruese “Salisbury”.

Dhuratë i ka bërë edhe Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili ia ka dërguar një libër.

Në vitin 2023, Kurti kishte qenë për vizitë në Bern të Zvicrës. Në takimin me Presidentin e Zvicrës, ai kishte marrë dhuratë një orë dore “Mondaine”.

Nga xhudistja Majlinda Kelmendi, Kurti ka pranuar si dhuratë rrip të zi të rs.

Në takimin e fundit që ka pasur me shkrimitarin Ismail Kadare, i cili vdiq sivjet, Kurti kishte pranuar shtatë libra. Vlera e tyre është llogaritur 25 euro.

Dhuratë ka pranuar edhe nga Ministri i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Rt Hon James Heappey. Ai i kishte bërë dhuratë nga “Fortnum&Mason”.

Nga Unioni i bizneseve gjermano kosovare, Kurti ka pranuar si dhuratë një orë dore “Maurice Lacroix”. Vlera e saj s’është treguar.

Ish-Komandanti i KFOR’it, Angelo Ristuccia, i kishte dhuruar një pikturë hartë të Italisë dhe një verë “Primitivo Salento”.

Nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Katarina Agjançiq, në takimin në ZKM, i kishte dërguar Kurtit një fletore dhe shkrebëz.

Dhuratë i ka bërë edhe zëvendëskryeministrja Emilia Redzepi, pesë libra.

Kurti ka pranuar dhuratë fanellën e futbollistes Kosovare Asllani, nga vetë ajo në takimin në Kryeministri. Vlera e fanellës është llogaritur 20 euro.

Nga Federata Evropiane e Xhudos ka marrë një kravatë, fletore dhe një plaketë me logo të EJU.

Të tjerat janë dhurata që i janë bërë për festat e fundvitit, kryesisht verëra e çokolata.

Dhuratat e këtij viti nuk janë përfshirë në listën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

 

JU REKOMANDOJMË

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku
10/08/2026 - 23:00

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, e ka quajtur kryetarin e BDI’së si “njeriun më të pabesë që ka takuar ndonjëherë”. Ai këto deklarata i bëri...

Më shumëDetails

Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet
10/08/2026 - 22:41

Policia është deklaruar lidhur me përleshjen fizike mes disa personave në Viti. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka bërë të ditur se rasti në...

Më shumëDetails

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara
10/08/2026 - 22:18

Gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar për nesër publikimin e një skandali që lidhet me naftën. Në një video paralajmëruese, Buzhala thotë se shteti në tender publik ka favorizuar...

Më shumëDetails

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
10/08/2026 - 21:52

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës, duke e vlerësuar atë si të dëmshëm për...

Më shumëDetails

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim
10/08/2026 - 21:35

Dukagjin Nikollaj, i shumëkërkuari për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” lidhur me incidentin e Bon Vivantit, është vënë në paraburgim prej 30 ditësh. Gazeta Insajderi merr...

Më shumëDetails

Artan Behrami: Kurti ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe parimet demokratike, protestat janë të pashmangshme

Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse
10/08/2026 - 20:56

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve demokratike, raporton Gazeta Blic.Përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Nga sot deri të mërkurën”, Kuvendi i Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë